(Video) Riorganizohet Vllaznia e volejbollit të femra. Presidenti Florian Zekja, prezanton 3 volejbolliste dhe pjesëtarin e stafit, Gert Lisha

Lexo

- Reklamë -spot_img

Pasi dha sinjalet e duhura sezonin e kaluar, Vllaznia e volejbollit për femra, pritet të jetë pretendentja kryesore për fitimin e titullit kampion. Për realizimin e këtij objektivi, Vllaznia e këtij sezoni i është nënshtruar një riorganizimi total, qoftë në staf teknik por edhe në përbërjen e skuadrës duke bërë të mundur veshjen kuqeblu të tre volejbollisteve të huaja, dy bjelloruse dhe një ruse. Të rejat më të fundit në Shoqatën e  volejbollit Vllaznia për femra u bënë të ditura gjatë konferencës për shtyp dhënë paraditen ne sotme në mjediset e pallatit të sportit, “Qazim Dervishi”.

Krahas te volejbollisteve të huaja, Knyzeva Anna Setter, Dayra Auramchyk  dhe Lyubov Pronina, presidenti i Vllaznisë në volejboll femra, Florian Zekja prezantoi si pjesë të stafit kuqeblu  edhe Gert Lishën, djalin e trajnerit Besnik Lisha, i cili i ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të japë kontributin e tij në aspektin organizativ dhe atë teknik.

Në vijim, ka folur edhe volejbollistja bjelloruse Dayra Auramchyk, duke u shprehur e kënaqur për bashkëpunimin me Vllazninë.

Kampionati Kombëtar i Volejbollit për Superligën femra, fillon në fund të muajit shtator.

(Video) Pamje nga seanca stërvitore e Vllaznisë në volejboll femra-6 shtator 2022

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Shkodra U19 fiton në Sarandë 0-4, Amankua protagonist me dopietë

Butrinti U19–Shkodra U19 0-4(Shënues: Amankua 1’, 38’, S.Hoxha 58’, Preie 75’(11-m)) Kartonë të verdhë: Rexho 47’, Beduli 88’ Butrinti:Papa,Rexho(Kolagji 71’),Kosta,Beduli,Qurku,Kasaj(Bajrami 45’),Kulla(Sulejmani...
- Advertisement -spot_img