Është folur shumë gjatë muajve të fundit për talentin e Roko Vatës. Të qënurit, si djali i ish kapitenit të kuqezinjëve tanë, Rudi Vata, ka bërë që ai të jetë edhe më në vemendje të opinionit sportiv, kombëtar dhe ndërkombëtar.
Dhe, gjasat janë që gjithçka është thënë me superlative për këtë djalosh të ri 18 vjeçar të reflektohet në fushën e lojës nga vetë Roko. Dhe, kjo dëshmohet edhe në debutimin e tij të parë me skuadrën e re të kampionatit anglez, Uotford.
Një top i përpumuar në mënyrën më të mirë jashtë zonës së reptësinë së skuadrës kundërshtare, dhe më pas e djathta e tij shuton fort dhe saktë në trekëndëshin e Hibernian duke shënuar golin e fitores për skuadrën e tij me rezultatin 3-2.
Përgëzimi i shokëve të skuadrës në fushën e lojës, dhe më pas edhe i stafit teknik dhe presidencës në dhomat e zhveshjes, e kanë bërë të ndjehet mirë Rokon duke e motivuar dhe garantuar për një sezon super në kampionatin anglez, 2024-2025.
https://x.com/WatfordFC/status/1816383729344077845?t=5_DuURAHEqQ9sHVgEfA1Xg&s=08