Olimpic Shkodra-KF Shiroka 1-5(Shënues: Erjon Mani 61’/Isaac Amponsah 30’, Gabriel Ogungbire 56’, 64’, Seth Vincent 83’, Cyril Aneke 90’
Klubi i Futbollit Shiroka i ka bërë një mbyllje spektakolare fazës së parë. Në derbin shkodran luajtur në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës, Olimpic Shkodra-KF Shiroka, ku Olimpic ishte pritës, shirokasit kanë bërë një përformancë shumë të mirë, ku falë dominimit në fushën e lojës nuk e vunë asnjë herë në diskutim fitoren.
Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 0 me 1 në favor të Shirokës falë golit të shënuar nga Isaac Amponsah në minutën e 30-të. Ndërkohë, që me të filluar e dyta, që në minutën e parë, Shiroka detyrohet të luajë këtë 45 minutësh me një futbollist më pak, pasi Samuel Asllani është ndëshkuar me karton të kuq në të 46-tën minutë.
Edhe pse me forca me forca të pabarabarta, trajneët e Shirokës Axhani-Kurti e orientojnë skuadrën e tyre të vijojë me lojën sulmuese, dhe në sajë të presionit në portën kundërshtare Shiroka shënon golin e dytë në minutën e 56-të me anë të Gabriel Ogungbire.
Goli i Olimpic Shkodra me autor Erjon Manin në min utën e 61-të duket se rihapë takimin, por shumë shpejt, vetëm tre minuta më pas është Gabriel Ogungbire që e çon në 1 me 3 avantazhin e shirokasve.
Pas këtij goli, loja flet vetëm për Shirokën, e cila duke shënuar edhe dy gola të tjerë me autor Seth Vincent 83’, Cyril Aneke, përkatësisht në minutat 83-të dhe 90-të, mbyllë të gjithë ndeshjen me fitoren e thellë të ekipit Shiroka, me shifrat 1 me 5.
Një fitore kjo shumë e rëndësishme për shirokasit, të cilët pas një seri ndeshjes pozitive e mbyllin fazën e parë në vendin e tretë të tabelës së klasifikimit me 13 pikë, vetëm 2 pikë larg kryesueses Eagle Football dhe 1 pikë larg Partizanit B që mban vendin e dytë.
(Video) Pamje nga ndeshja Olimpic Shkodra-KF Shiroka, 1-5. Kategoria e Tretë.
Gaspër MARKU