Monday, February 10, 2025

Basket Meshkuj-Sot, Vllaznia-Apolonia, ora 18:00. Të gjithë në “Qazim Dervishi” në mbështetje të kuqebluve!

Lexo

Për Vllazninë e basketbollit të meshkuj, mbrëmja e sotme rezervon një ndeshje shumë përcaktuese për fatet e vazhdimësisë së kuqebluve në Superligën e basketit.

Përballë do të ketë Apoloninë e Fierit, një skuadër e mirëinvestuar me shumë basketbollistë të huaj që ka bërë mirë në këtë sezon sportiv, por për Vllazninë nuk ka asnjë alternativë tjetër përpos fitores.

Fitorja e javës së kaluar në transfertë ndaj Kamza Basket pr kampionat dhe humbja në sekondat e fundit përmes një loje dinjitoze në transfertë me Prishtinën për Ligën Unike, janë tregues se djemtë e koshit shkodran kanë ardhur në formën e tyre më të mirë.

Ndaj, edhe sonte , me mbështetjen e tifozërisë së zjarrtë shkodrane, e cila pritet të jetë e shumtë në numër në shkallët e pallatit të sportit “Qazim Dervishi”, Vllaznia mund t’ia dalë.

“Të dielën në mbrëmjes, na pret një përballje vendimtare për vazhdimësinë e kampionatit! Ekipi ynë përballet me Apoloninë në një ndeshje që kërkon maksimumin nga ne dhe mbështetjen e jashtëzakonshme nga ju, tifozët tanë të zjarrtë.

Ejani, mbështesni Vllazninë dhe tregojmë edhe njëherë se bashkë jemi të pandalshëm!

VLLAZNIA JEMI NE!”, është thirrja që drejtuesit e shoqatës së basketbollit Vllaznia, përcjellin për tifozërinë shkodrane.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img