Shkodra do të mirëpresë për herë të parë Kampionatin Evropian të Minifutbollit për priftërinjt. 17 skuadra kombëtare nga e gjithë evropa do të jenë në Shkodër për 4 ditë me radhë, nga data 5-9 Shkurt. Pallati i sportit “Qazim Dervishi” do të jetë mikritësi i të gjitha ndeshjeve të minifutbollit.
Kombëtarja Shqiptare e Minifutbollit, po kryen përgatitjet e fundit, ndërkohë që drejtimi i kësaj skuadre i është besuar nje emri të njohur të futbollit shkodran dhe shqiptar Armando Cungu.
Njëri prej organizatorëve të këtij Europiani, Dom Mark Shtjefni, u shpreh se kjo do të jetë një ngjarje e veçantë dhe që pritet me shumë interes në Shkodër dhe Shqipëri.
Bashkia Shkodër është një nga partnerët e këtij eventi të rëndësishëm, ku kombëtarët e 17 shteteve të europës do të jenë pjesë e këtij kompeticioni, por edhe si mundësi për të promovuar qytetin e Shkodrës në të gjithë Evropën.
(Video) Prononcimin e plotë të Dom Mark Shtjefnit, në cilësinë e kapitenit të ekipit kombëtar të Shqipërisë, si dhe pamje nga seanca stërvitore e kombëtares së priftërinjëve në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU