Tuesday, December 2, 2025

(Video) Shkodra mirëpret Turneun Ndërkombëtar “Autochthonous 2025”-Edicioni i Tetë. Futbollistët e Vllaznisë: Balaj, Kastrati, Gurishta, Vucaj, Hebaj, festojnë me Ekipet Shqiptare të Rajonit të moshave U7, U9, U11 dhe U13

Lexo

- Reklamë -spot_img

Shkodra ka mirëpritur  edicionin e tetë të Turneut “Autochthonous”, një aktivitet që tradicionalisht organizohet nga Shkodra Sport Event me drejtues Jetmir Podgorica në bashkëpunim me Shoqatën Rajonale të Futbollit Shkodër, Federata Shqiptare të Futbollit dhe Bashkinë Shkodër.

Aktivitet ky që organizohet në nder të Pavarësisë së Shqipërisë duke synuar të promovojë talentin, bashkëpunimin dhe atdhedashurinë te gjeneratat e reja në një atmosferë festive dhe atdhetare me qëllim që fëmijët të ndihen pjesë e një komuniteti sportiv autokton, ku vlerat e respektit, miqësisë dhe lojës së ndershme vihen në qendër të vemendjes.

Gjatë dy ditëve të garës, 28-29 Nëntor, u konkurua në grupmoshat e kategorive U7, U9, U11 dhe U13 ku fëmijët futbollistë treguan vlerat e tyre në fushën e lojës. Krahas të tjerëve, aktivitetin në fjalë e respektuan edhe figura të njohura të futbollit shkodran, konkretisht kapiteni i Vllaznisë Bekim Balaj së bashku me kolegët e tij Lirim Kastrati dhe Erdenis Gurishta, Rubin Hebaj, Erjon Vucaj, etj.

Në ceremoninë përmbyllëse të turneut monitoruar nga gazetari dhe komentatori Genc Kastrati, u shpërndanë diploma dhe çmime mirënjohje për ekipet dhe lojtarët më të dalluar, si dhe dorëzimi i kupave përkatëse për ekipet fituese të grupmoshave përkatëse.

(Video) Pamje nga ndeshjet e Turneut “Autochthonous 2025”, ceremonia e plotë e mbylljes me dorëzimin e trofeve, si dhe prononcimet e dhëna nga organizatori Jetmir Podgorica, trajnerët David Camaj i KF Malësia-Tuz, Denis Çokaj i “Elita Shkodrane”, Mërgim Kastrati i KF Kika-Kosovë, trajnerët e Titans-Tiranë, a ii Shkupit, si dhe kapiteni i Vllaznisë Bekim Balaj dhe Lirim Kastrati, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img