Shkodra Sport Event në bashkëpunim me Shoqatën Rajonale të Futbollit Shkodër, Federatën Shqiptare të Futbollit, Klubin e Futbollit Vllaznia, Kolegjiumin e Arbitrave të Futbollit Shkodër dhe Bashkinë Shkodër, zhvilloi edicionin e shtatë të turneut “Autochthonous” për kategoritë e moshave U-9, U-11, U-13, me pjesëmarrjen e 50 ekipeve me mbi 1000 pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës, etj.
Këtë vit, ky turne tradicional mbarëkombëtar u zhvillua me moton ‘‘Ndjenja patriotike sportive bashkon dhe nuk njeh kufi’’.
Krahas figurave të tjera sportive të qytetit të Shkodrës dhe më gjërë, aktivitetin e ndoqi nga afër Lazër Matija, kryetar i Shoqatës Rajonale Futbollit Shkodër, që ishte bashkëorganizator për Turneun “Autochthonous 2024”.
Të pranishëm në aktivitet ishin edhe Aban Hasani, drejtor i Akademisë Futbollit Vllaznia dhe specialist në zyrën e sportit pranë Bashkisë Shkodër, si dhe përfaqësuesi i FSHF për rajonin e Shkodrës, Hysen Zmijani.

Në nder të ish futbollistit të moshave Martin Cani, i darë nga jeta pak ditë më parë, u mbajt 1 minutë heshtje në ndeshjet finale të këtij aktiviteti.
Më të mirët i kjëtij turneu ishin, ekipet e Istogut dhe Malësisë për U9, Atletik A dhe Shkupi për U11, Scutari dhe Dream Team për U13.
Rezultatet e Turneut Ndërkombëtar të Moshave “Autochthonous 2024”, edicioni i 7-të
Kategoria U-9
Vendi i parë A: Istogu 03
Vendi i parë B: Malësia
Kategoria U-11
Vendi i parë A: Atletik A
Vendi i parë B: Shkupi
Kategoria U-13
Vendi i parë A: Scutari
Vendi i parë B: Dream Team
(Video) Pamje nga aktiviteti i të turneut “Autochthonous 2024” për kategoritë e moshave U-9, U-11, U-13, edicionin i shtatë-Shkodër, si dhe prononcimet e kryetarit të SHF Shkodër, Lazër Matia dhe presidenti i Shkodra Sport Event, Jetmir Podgorica.
Gaspër MARKU