Tuesday, July 2, 2024

(Video) Shkodra Summer Cup 2024, edicioni i shtatë. Turne ndërkombëtar tre ditor në plazhin e Velipojës për futbollin e moshave. Fitues: KF Bashkimi, AP Dinamo Junior dhe Fortuna Hasanbeg

Lexo

Ka përfunduar me sukses edicioni i shtatë i turneut ndërkombëtar ‘’Shkodra Summer Cup 2024’’, i organizuar nga Shkodra Sport Event me drejtues arbitrin e njohur të futbollit Jetmir Podgorica.

Në këtë turne që u zhvillua për tre ditë me rradhë morën pjesë ekipe të kategorive U-9, U-11, U-13 me pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja & Hercegovina dhe të cilët i dhanë bukuri këtij aktiviteti.

Për organizatorët e aktivitetit, edicioni i radhës për “Shkodra Summer Cup 2024” ishte koncepruar të zhvillohej në bregdetin e Velipojës, ku krahas konkurimit në fushën e lojës, futbollistët e vegjël nga vendet e rajonit të kishin mundësi të vizitonin dhe të frekuentonin edhe plazhin e Velipojës duke u shndërruar kështu edhe në një turizëm sportiv.

Sa i takon fushës së lojës, një paraqitje shumë të mirë ka bërë Klubi i Futbollit Bashkimi me drejtues Ervin Alushin, i cili duke u përfaqësuar me të gjithë grupmoshat përkatëse u rendit në vendet e nderit. Spikatjen më të madhe nga KF Bashkimi e ka bërë ekipi U13 i cili u shpall kampion duke mundur në finale 1-0 ekipin nga Tirana, Titans  me gol të shënuar nga Amarildo Muracaj, ndërkohë që figurë shumë të mirë bënë edhe Ambra Reshiti, Enis Repaj, Ensar Ademi, Renis Hysaj, Renis Hyseni, Ormir Plangaj, Elson Keshteja, Monda Keshteja, Meris Karmaj etj.

Në kategoritë e tjera të moshave U-9, fitues u shpall  AP Dinamo Junior e ndjekur në vend të dytë nga Prishtina. Ndërsa në kategorinë e moshës U-11 vendin e parë e meritoi Fortuna Hasanbeg e ndjekur nga Atletik Klub Shkodra.

Krahas shoqatës Shkodra Sport Event me drejtues Jetmir Podgorica, që ishte organizatori kryesor, në mbarëvajtjen e aktivitetit kontribuan edhe Shoqata Rajonale të futbollit Shkodër, Famullia ‘‘Shen Nikolla’’ Velipojë, Besnik Ndoj, Hotel Holiday, Shaff Sport, Artdecor, Elite Referee Experience, Kolegjiumi i Arbitrave te Futbollit Shkodër.

Fituesit e trofeve “Shkodra Summer Cup 2024”:

Kategoria U-9

Vendi i parë: AP Dinamo Junior

Vendi i dytë: Sh.f. Pro Prishtina

Kategoria U-11

Vendi i parë: Fortuna Hasanbeg

Vendi i dytë: Atletik Klub Shkodra

Kategoria U-13

Vendi i parë: Bashkimi Shkodër

Vendi i dytë: Titans

(Video) Pamje nga zhvillimi i Turneut Ndërkombëtaar i futbollit moshave “Shkodra Summer Cup 2024”

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img