Shkodra-Elbasani 2-0(Shënues:Franko Kulla 34’, Samuel Delaj 36’)
Formacioni i përfaqësues së Shkodrës: Besart Ndoj, Sead Ibrahimi, Ensar Ademi, Siar Hoxha, Roben Kastrati, Roan Abdullahi, Florin Muça, Ajdi Lumanaj, Maldis Boshnjaku, Jonis Golemi, Franko Kulla(U aktivizuan Aldis Kjasi, Andra Marashi, Jurgen Gjeloshi, Samuel Delaj, Petar Iriç, Nelson Kështenja, Stiven Juka). Trajner: Haris Dalipi
Është mbyllur me sukses Turneu i përfaqësueseve rajonale të futbollit shqiptar, aktivitet që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit, i cili për vetë ndeshjet cilësore që skuadrat paraqiten ën fushën e lojës, dhuroi emocione të shumta.
Natyrisht, që pika kulmore e këtij Turneu ishin takimet finale për tre grupmoshat e ndryshme, U-13, U-14 dhe U-15, të cilat u zhvilluan sot në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz.
Finalja e parë, ishte ajo për kategorinë e grupmoshës U-13, në mes dy përfaqësueseve rajonale të Shkodrës dhe Elbasanit, një takim ky emocionues i fituar nga shkodranët e vegjël me rezultatin e pastër 2-0. Ndërkohë, dy finalet e tjera për grupmoshat U14 dhe U-15 u fituan nga përfaqësueset e Tiranës, respektivisht, ndaj përfaqësuesve të Fierit.
Përfaqësuesja e Shkodrës e drejtuar nga trajneri Haris Dalipi dhe kolegu i tij, Elis Legata, vinte në këtë finale pas një seri ndeshjesh cilësore, gjë që e pasqyroi edhe në sfidën finale ndaj përfaqësueses së Elbasanit.
Referuar ecurisë së takimit, duhet thënë se përfaqësuesja e Shkodrës e kërkoi që në fillim golin e avantazhit, por gjithësesi, pjesa e parë mbyllet e barabartë, 0 me 0.
Me një portjer të sigurtë në portë, si Besart Ndoi që me të drejtë mban shiritin e kapitenit të skuadrës, Shkodra U-13, e nis pjesën e dytë me presion në portën kundërshtare. Si rezultat i këtij presioni, vijnë edhe dy golat e avntazhit për skuadrën e drejtuar nga trajneri Haris Dalipi.
Fillimisht është Franko Kulla, dhe më pas dy minuta pas tij, edhe Samuel Delaj që tundin rrjetën e portës kundërshtare duke fiksuar avantazhin 2 me 0. Avantazh, ky që qëndron në fuqi deri në përfundim të ndeshjes, duke shpallur përfaqësuesen e Shkodrës kampione për grupmoshën U-13.
Në mbyllje të kësaj finaleje emocionuese FSHF ka organizuar edhe ceremoninë e dorëzimit të trofeut, ku në emër të skuadrës përfaqësuese rajonale të Shkodrës, trofeun e ka marrë kapiteni Besart Ndoj, i cili në të njëjtën kohë është shpallur edhe portjeri më i mirë i krejt aktivitetit.
(Video) Ceremonia e mbylljes. Specialisti i FSHF-së, Sulejman Mema i dorëzon trofeun, portjerit dhe kapitenit të skuadrës së përfaqësueses së Shkodra U-13, Besart Ndoj
Gaspër MARKU