Sunday, May 19, 2024

Basket Meshkuj-Vllaznia luan mirë, por humbet në dhjetë sekondat e fundit me Kamza Basket në transfertë dhe eleminohet nga Kupa e Shqipërisë

Lexo

Vllaznia në basketboll për meshkuj luajti sot çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë në basketboll. Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Damian Bekteshi ishin mysafir në Kamzë duke u përballur me ekipin vendas kamza Basket, skuadër e cila drejtohet edhe ajo nga një trajner shkodran.

Ndonëse Kupa e Shqipërisë nuk është në objektivin e Vllaznisë, pasi i gjithë përqëndrimi do të jetë në kampionat, aty ku kuqeblutë do të bëjnë maksimumin për t’i shpëtuar rënies nga Superliga, ballafaqimi i sotëm në transfertën e Kamzës, tregoi se skuadra është në rritje e sipër.

Fakti që fat ii ndeshjes është vendosur vetëm në dhjetë sekondat e fundit të ndeshjes duke nxjerrë fitues ekipin vendas të Kamzës me rezultatin 91 me 87, tregon se ndehja ka qënë e barabartë deri në limitin e saj.

Të kënaqur me prezantimin e skuadrës në këtë ndeshje janë shprehur edhe drejtuesit e shoqatës së basketbollit Vllaznia, të cilët në postimin e bërë menjëherë pas ndeshjes në fazen zyrtare të tyre, shkruajnë:

“Ekipi i basketbollit Vllaznia u perball sot kunder ekipit te Kamzes ne ndeshjen çerekfinale te Kupes se Shqiperise e cila perfundoi me rezultatin 91-87 per ekipin e Kamzes. Ekipi i Vllaznise beri nje loje te mire ne nje ndeshje qe u vendos ne 10 sekondat e fundit te lojes, pavaresisht se objektivi i saj nuk eshte Kupa por mbijetesa ne superligen e basketbollit shqiptar.

Lojtaret me te dalluar per ekipin tone ishin Tavis Smith dhe Elian Memcaj.

Ne kete takim nuk u aktivizua blerja e re Eric Cooper.

Ekipi i basketbollit Vllaznia i ben thirrje te gjithe tifozeve te jene te pranishem ne ndeshjen e pare te fazes se 3-te ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi “ kunder rivalit kryesor ekipit te Apolonise se Fierit ne muajin shkurt.”

Krahas ndeshjes, Kamza Basket-Vllaznia, u luajtën edhe tre duele të tjera, të cilët u mbyllën me këto rezultate: Tirana-Apolonia 88-80, Teuta-Partizani 99-75, Besëlidhja-Flamurtari 90-78.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img