Sunday, September 8, 2024

(Video) Shkodrani Bledar Mesi, atleti veteran fitues i 3 Medaljeve të Arta në Kampionatin Europian Master Atletics që po zhvillohet në Shkodër

Lexo

Atleti i talentuar shkodran, Bledar Mesi ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në Kampionatin Europian Master Atletics që po zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës me pjesëmarrjen e 50 atletëve veteran të kategorisë së moshës mbi 35 vjeç duke merituar tre Medalje të Arta dhe një të Argjendtë.

Konkurimi i Mesit ka qënë në programin e ditës së dytë zhvilluar zhvilluar paraditen e së premtes, një ditë pas startit të këtij aktiviteti, ku në ditën e parë ka spikatur shkodrani tjetër Diamant Poja i cili meritoi medaljen e argjendtë në garën e vrapimit 100 metra.

Tre medaljet e arta, Bledar Mesi i fitoi  në vrapimin 400 metra me pengesa dhe 800 metra, si dhe stafetën 4 herë 100 metra, ndërkohë që në vrapimin 400 metra ishte i dyti duke u mjaftuar me medaljen e argjendtë.

Në prononcimin e dhënë pas garës së vrapimit 400 metra, Mesi shprehet i  emocionuar për fitimin e medaljeve të cilat vijnë pas Medaljes së Artë të fituar pak ditë më parë në Poloni, ndërkohë që ka nostalgji edhe për garimin mes kolegëve të tij shkodranë, Florian Balaj, Sokol Shepeteja dhe Diamant Poja.

Mesi, komenton gjithashu edhe pasionin tjetër, atë të arbitrimit ku prej mbi 20 vitesh është gjyqtar i Superiores dhe i kategorisë së parë. Për t’u theksuar është se traditën sportive të Bledar Mesit, po e vazhdon djali i tij Lionel Mesi, duke spikatur si një futbollist i Partizanit U15 dhe kombëtares kuqezi.

(Video) Prononcimin e plotë të kampionit të trefishëm Bledar Mesi, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar Veriu Sport-YOUTUBE duke klikuar në linkun e mëposhtëm.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img