(Video) Sot, kryendeshja e javës së 16-të, Tërbuni-Besëlidhja. Kapiteni Kledi Dibra: Besëlidhja udhëton për fitore në Pukë, por edhe barazimi na bën punë!

Stadiumi “Ismail Xhemali” i qytetit te Pukes, pret sot sfiden me te rendesishme te javës së 16-të të Kampionatit Kombëtar të kategorisë së dytë, grupi A, derbin verior Tërbuni-Besëlidhja. Dy skuadra qe per momentin jane larg vendit te pare qe te con ne kategorine e pare, por megjithatë renditen ne vendin e katert dhe te peste, pozicion qe i mundeson luajtjen ne fazen Play Off.

Në pritje të kësaj ndeshje, kapiteni i Besëlidhjes, shkodrani Kledi Dibra shprehet se skuadra e tij udhëton në Pukë për rezultat pozitiv, ku fitorja është në plan të parë, por sipas tij, edhe barazimi në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës, konsiderohet pozitiv.
Sfida në fjalë pritet të ndiqet nga një numër tifozësh, jo vetëm pukjanë, por edhe lezhjanë që do të udhëtojnë për të mbështetur ekipin e tyre të zemrës, për te cilet Dibra beson se do t’ia shperblejne me fitore.

Edhe pse ekipe me traditë në futbollin shqiptar, Besëlidhja dhe Tërbuni vijojnë të konkurojnë në kategorinë e dytë, gjë për të cilën shpreh shqetësimin e tij edhe vetë Dibra.
Për t’u theksuar është se ish futbollisti i Vllaznisë Kledi Dibra, luan prej 13 vitesh me Besëlidhje, çka duket se marrëdhëniet e tij me drejtuesit lezhjanë janë mjaft të mira.
Sa i perket vazhdimesise me lezhjanet, shkodrani Kledi Dibra, thote se ne mbarim te metij sezoni i mbaron kontrata me Beselidhjen, por megjithate, kete do ta vendose ne takimin qe ai do te kete me presidentin e klubit.

(Prononcimin e plote ne videoo te kapitenit te Beselidhjes, shkodranit Kledi Dibra, mund ta ndiqni ne kanalin tone zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.)

Gasper MARKU

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu