Pas përfundimit të ceremonisë së organizuar në sallën e konferencave të shtypit të stadiumit “Loro Boriçi” nga ana e KF Vllaznia për prezantimin e “Hospital One” në cilësinë e sponsorit gjeneral të kuqebluve, stafi “Hospital One”, dy kate më sipër, në një sallë tjetër të “Loro Boriçit”, ka organizuar një takim të zgjeruar me pjesëmarrjen e shumë të ftuarve, personalitete të fushave të ndryshme, por edhe të futbollit, veteranë, trajnerë e sportistë.
Takim në të cilin ka folur përfaqësuesi i “Hospital One”, Oliver Fripp, i cili edhe një herë, ashtu si edhe në konferencën e shtypit, ka shprehur kënaqësinë e bashkëpunimit me klubin Vllaznia duke qënë i bindur se bashkëpunimi i këtij sezoni do të shoqërohet me titullin kampion nga ana e Vllaznisë.
Më pas, “Hospital One”, ka bërë të ditur se në këtë prezantim të parë publik, ka vendosur të nderojë dhe respektojë disa nga figurat e shquara të futbollit shkodran në vite.
Për këtë, krahas çertifikatave “Mirënjohje” dorëzuar nga administratori i “Hospital One”, zoti Gjon Pepaj dhe përfaqësuesi i kompanisë Oliver Fripp, në respect të karrierës sportive, për veteranët e futbollit shkodran është akorduar një paketë shërbimesh gratis nga ana e spitalit që do të konkretizohet sapo të filloj aktiviteti i tij në qytetin e Shkodrës.
(Video-Për më tepër ndiqni vidion në vazhdim që përcjell të plotë këtë ceremoni)