(Video) Superliga e moshave. Vllaznia U19 humbet 3-1 në transfertë me Partizanin U19. Reagojnë drejtuesit kuqeblu: Arbitrat tiranas vendosen fatin e takimit!

Vllaznia U19 u ndesh të shtunën në kryeqytet me Partizanin në kuadrin e ndeshjeve të fazës Play Off. Pas fitores në shtëpi me kryesueses Skëndërbeun, skuadra e drejtuar nga trajneri Elvis Plori, kërkonte një fitore tjetër të radhës për të shkuar drejt titullit kampion.
Vllaznia U19 ka fituar pjesën e parë me rezultatin 0-1 falë golit të shenuar nga talenti Aris Ara në minutën e 45-të. Por, me të filluar pjesa e dytë, arbitri kryesor i kolegjumit të Tiranes ndëshkon me karton portjerin e Vllaznisë Endri Lujkaj.

Momenti në fjale është kundershtuar gjatë nga ana e orientuësve kuqeblu, duke pretenduar se në aksionin e Partizanit që u finalizua me kartonin e kuq të lojtarit shkodran, sulmuesi i të kuqve Qokthi ka qenë në pozicion jashtë loje.
Madje, për këtë ato vënë në dispozicion edhe videon që shoqëron shkrimin, ndërkohe që tërheqin vëmendjen duke cituar: “Si ka mundesi qe ne ndeshjen per titullin kampion vijne dy asistent nga kolegjiumi i Tiranes?!”

Pas ketij momenti, Partizani merr lojen nën kontroll, dhe në minutat, 52, 58, 79, shënojnë 3 gola me autorë: Qamili, Misja dhe Hidri duke fituar të gjithë ndeshjen me rezultatin 3-1.

(Video) Momenti i aksionit te Partizanit, ku drejtuesit kuqeblu pretendojne ae sulmuesi i tyre Qokthi ka qene ne pozicion jashte loje, aksion qe ndeshkoi me kartonin e kuq portjerin shkodran Lujkaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu