Tuesday, November 26, 2024

(Video) Superliga e volejbollit femra. Pogradeci mund Vllazninë me përmbysje me rezultatin 3 me 1. Spikat për vendaset shkodrania Adma Mikopula

Lexo

Pogradeci dhe Vllaznia janë ndeshur pasditen e së shtunës në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” të Korçës për llogari të javës së tretë të Kampionatit Kombëtar të Superligës së femrave.

Seti i parë ka filluar mirë për shkodranet të cilat kanë shkuar deri në 24 me 18, por pikërisht këtu vjen mrekullia e vajzave të trajneres Mimoza Shahu, të cilat jovetëm e çojnë setin në 24 me 24 por duket se janë shumë pranë fitores.

Por nuk ka ndodhur pasi shkodranet ja dolën të fitojnë 26 me 28 pikë, dhe vetëm kaq. Sepse liqenoret e rrjetës kanë fituar me rradhë 3 sete, setin e 2 të 25 me 15, 25 me 18 dhe setin  në fund 25 me 16 dhe krejt takimin 3 me 1. Me këtë fitore volejbollistet pogradecare të rikthyera  pas kaq e kaq vitesh në kategorinë e më të mirave, kanë treguar se janë një skuadër për t’u marrë në konsideratë.

Kjo edhe për atë sepse ekipi ka në përbërje jo pak por tri volejbolliste të huaja ashtu siç ka edhe lojtare të tjera të njohura në volejbollin shqiptar, përfshirë edhe volejbollisten e talentuar shkodrane, Adma Mikopula, vajza e ish volejbollistit dhe ish trajnerit të mirënjohur, Adrian Mikopula, ndarë nga jeta pak ditë më parë. Në fakt, 17 vje☼a

Për të sjellë në këtë ekip gjithë këto volejbolliste është dashur kujdesi i bashkisë së Pogradecit e në mënyrë  të veçantë kryebashkiakut Ilir Xhakolli që nuk është kursyer për të plotësuar çdo kërkesë të trajneres Mimoza Shaho. Pas ndeshjes volejbollistet dhe trajnerja e tyre kanë mbetur të përqafuara gjatë, e të përlotura sepse ja kanë dalë të fitojnë me një ekip si Vllaznia, skuadër me aq shumë histori në volejbollin e femrave.

Skuadra ja ka dalë edhe për atë sepse ka funksionuar gjithçka në lojë që nga shërbimi, pritja e topit të parë, blloku si dhe sulmi në pozicionet 2-3-4. Pogradeci është skuadra për tu respektuar në maksimum.

Për Vllazninë, kjo është humbja e dytë në tre javë kampionat, ku duhet theksuar se që të dyja janë pësuar në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” të Korçës, në javën e parë me Skënderbeun vendas dhe dje me Pogradecin. Ndërkohë, në javën e dytë, skuadra kuqeblu fitoi në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” duke mundur pastër, me rezultatin 3-0 Barletin.

(Video) Pamje nga ndeshja, Pogradeci-Vllaznia, 3-1. Java e tretë e Suprligës.

Tonin FRROKU(Korçë, 1 tetor 2023)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img