Thursday, May 16, 2024

Martini merr fitoren e parë pas rikthimit tek Teuta, mund Egnatian kryesuese në Rrogozhinë

Lexo

EGNATIA 0-1 TEUTA (Fili 61′)

Me rikthimin e Martinit, Teuta është rikthyer te fitorja duke mundur minimalisht 0-1 Egnatian në Rrogozhinë, në sfidën e vlefshme për javën e 7-të të Superiores.

Sfida nisi e luftuar nga të dyja skuadrat që kërkonin golin, por pa arritur të shënonin duke mbyllur pjesën e parë me rrjeta të paprekura.

Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën 61 nga Realdo Fili, i cili i dha edhe fitoren Teutës në Rrogozhinë. Më pas ishin rrogozhinasit ata që provuan të gjenin baraspeshën, por ishte Dema i cili ishte gati në çdo moment për t’i mohuar golin.

Më këtë fitore, Teuta ngjitet në vendin e shtatë me 8 pikë, ndërsa Egnatia mbetet në vendin e parë me 13 pikë, 3 më shumë se Tirana.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img