Tuesday, November 26, 2024

(Video) Talenti shkodran, Saimir Lagja, fitues i medaljes së artë në Turneun Ndërkombëtar të Bosnje-Hercegovinës

Lexo

Kombëtarja e Shqipërisë në peshëngritje mori pjesë në Turneun Ndërkombëtar  “Open Cup” të zhvilluar në Bosnje-Hercegovinë”. Shtangistët kuqezi, mes të cilëve edhe talenti shkodran, Saimir Lagja ishin më të mirët e e aktivitetit. 11 medalje, 9 ari dhe 2 argjendi u bënë pronë e peshëngritësve kuqezi duke bërë që Shqipëria si ekip të fitojë trofeun e ekipit më mirë

Ndonëse me moshë të re, vetëm 17 vjeç, shkodrani Saimir Lagja konkuroi me ekipin e të rriturve, madje duke fituar medaljen e artë në peshën e tij deri në 67 kilogram. Suksesin e arritur së fundmi në Bosnje, por edhe ato të mëparshmet, Saimiri ia dedikon familjes së tij, dhe konkretisht babait, Artur Lagja, i cili është njëherëazi edhe në cilësinë e trajnerit të kombëtares së Shqipërisë në peshëngritje

Me rezultatet cilësore që po arrin që në këtë moshë të re, Saimir Lagja konsiderohet një e ardhme e peshëngritjes shqiptare, dhe për këtë ai premton se do t’ia arrijë qëllimit për garat në vazhdimësi duke sjellë të tjera medalje ari në Shqipëri.

(Video)-Në vijim, mund të ndiqni intervisten e plotë në video, që talenti Saimir Lagja dha pas kthimit nga, Turneu Ndërkombëtar “Open Cup” të zhvilluar në Bosnje-Hercegovinë”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img