Tuesday, April 16, 2024

Rikthehet Superliga e Basketbollit meshkuj/Kryendeshja e javës së dytë, Vllaznia-Teuta, sot, ora 18.00 në “Qazim Dervishi”

Lexo

Pa u shuar mirë emocionet e ndeshjeve të Superkupës së Shqipërisë, ku pallati i sportit “Qazim Dervishi” i Shkodrës, priti gjysëmfinalen, Vllaznia-Sigal Prishtina dhe finalen, Golden Eagle Ylli-Prishtina, mrëmjen e sotme po në këtë pallat sporti do të luhet një tjetër ndeshje po aq interesante. Bëhet fjalë për Superligën e basketbollit për meshkuj, e cila rikthehet në konkurim me javën e dytë me një super ndeshje, siç është kjo që luhet sonte në pallatin e sportit, “Qazim Dervishi” të Shkodrës në mes Vllaznisë vendase dhe Teutës mysafire.

Dy ekipe këto që vijnë pas fitoreve të javës së pare dhe që konsiderohen pretendente për fitimin e titullit kampion. Por, në të njëjtën kohë, dy ekipe që i humbën duelet e gjysëmfinaleve të Superkupës Mbarëkombëtare të basketbollit. Teuta u mund në pallatin e sportit, “Ramazan Njala” të Durrësit nga Golden Eagle Ylli i Suharekës, ndërsa në takimin e luajtur mbrëmjen e së shtunës në pallatin e sportit, “Qazim Dervishi” mes Vllaznisë vendase dhe Sigal Prishtinës, fitues ka dalë Prishtina.

Për hirë të së vertetes, në gjysëmfinalen e Superkupës Mbarëkombëtare, Vllaznia bëri një pjesë të parë mjaft të mirë, por në të dytën lëshoi në lojë duke i dhënë mundësi miqve nga Prishtina ta fitojnë ndeshjen.

Humbja me Prishtinën është bërë objekt e një analize të gjatë nga trajneri Nikola Milatoviç, i cili i ka kërkuar basketbollistëve të tij që një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë më. Dhe, këtë ai e kërkon të reflektohet që në ndeshjen e sot ndaj Teutës rivale për titull, takim që starton në orën 18.00 në pallatin e sportit, “Qazim Dervishi”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img