Monday, November 25, 2024

(Video) Të shtunën në Shkodër, zgjedhjet për Presidentin e ri të Federatës Shqiptare të Gjimnastikës. Në garë: shkodrani Leonard Lulaj dhe Natasha Kotorri(Dako)

Lexo

Federata Shqiptare e Gjimnastikës pritet të zgjedhë mbrëmjen e së shtunës Presidentin e ri të këtij institucioni si dhe antarët e Komitetit Drejtues të Federatës Shqiptare të Gjimnastikës.

Nga sa bëhet e ditur, në takimin që është planifikuar të zhvillohet në mjediset e Hotel Colosseo të qytetit të Shkodrës duke filluar nga ora 18:00, kandidatë për postin e Presidentit të Federatës Shqiptare të Gjimnastikës janë: Leonard Lulaj dhe Natasha Kotorri(Dako).

Ndërkohë, kandidat për Komitetin Drejtues të Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, janë:Beniamin Nako, Edison Ikonomi, Edmond Angoni, Enkeleida Olldashi, Gazmend Kapellari, Gëzim Monopati, Nina Rustani, Pavli Karaj, Valbona Selimllari, Polikseni Gorishti.

Sipas agjendës së këtij takimi, mbledhja e Asamblesë Zgjedhore të Shoqatës së Gjimnastikës do të hapet me fjalën përshëndetëse të Presidentit të Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, Adriatik Meta.

Më pas, mbledhja do të vijojë me prezantimin e platformave të kandidatëve për President të Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, propozimet dhe ngritja e komisioneve përkatëse, proçesi i votimit për President dhe antarë të Komitetit Drejtues të FSHGJ, proçesi i numërimit të votave dhe shpallja e fituesve, si dhe fjala e Presidentit të ri të sapo zgjedhur.

Pjesë e kësaj mbledhje është edhe miratimi i antarësimeve të reja në Federatën Shqiptare të Gjimnastikës, si dhe në mbyllje, diskutime të ndryshme nga të pranishmit.

(Video) Pamje nga aktiviteti i Federatës Shqiptare të Gjimnastikës në mandatin e fundit në prag të zgjedhjeve të reja

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img