Sunday, April 28, 2024

Euroliga e koshit, spektakël në RTSH Sport

Lexo

Erdhi drejtpërdrejt një tjetër sfidë e javës së 29-të, Virtus Bolonja- Real Madrid

Pasi ka sjellë të enjten të mbiquajturin “derbin e derbeve”, supersfidës së dy rivaleve të përjetshme greke, midis Olimpiakosit dhe Panathinaikosit, të premten Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport, ka sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt një tjetër sfida të spikatur të javës së 29-të të Euroligës së basketbollit për meshkuj.

Në fakt, sfida që vuri përballë vendasit, që mbanin vendin e 7-të, me madrilenët, që kryesojnë renditjen në sezonin e rregullt të kësaj veprimtarie dhe Reali e ka bërë dallimin që në fillim. Në 10-minutëshin e fillimit, skuadra vendase shënon vetëm 15 pikë, kundrejt 23 pikëve të shënuara nga spanjollët, të cilët edhe në 10-minutëshin e dytë e kanë mbizotëruar lojën, duke e fituar atë me shifrat 21-16, duke bërë që të dy skuadrat të shkojnë në pushimin e madh midis dy gjysmave me epërsinë prej 13 pikësh të Realit të Madridit, 44-31.

Ndonëse skuadra vendase ka patur një tjetër ritëm loje pas daljes nga dhomat e zhveshjeve, pasi e ka fituar 10-minutëshin e 3-të, 21-17, është skuadra mike që kryeson pas një gjysmë ore loje me shifrat 61-52. 10-minutëshi i 4-t dhe i fundit ka qenë i luftuar, por Reali i Madridit e ruan gjakftohtësinë dhe e fiton atë 28-22 dhe gjithë ndeshjen me shifrat 89-74, duke e ruajtur kështu i shkëputur kreun edhe pas javës së 29-të.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img