I zhvilluar për pesë ditë me radhë gjatë datave 11-15 Shtator 2023 në mjediset e Adriatic Tennis Park të qytetit të Shkodrës, Turneu Ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour ‘Shkodra Open 2023’ për grupmoshen deri në 16 vjeç është mbyllur me sukses pasditen e djeshme me zhvillimin e finaleve interesante per femra dhe meshkuj.
Në finalen e vajzave në single fituese doli Xinran Sun nga Kina e cila mposhti tenisten nga Latvija, me rezultat 6-1 6-0. Ndërsa te djemt pas një ndeshjeje mjaftë intensive dhe interesante Marko Savija arriti ta mposhtë tenistin Nikita Gryibakin me rezultat 6-4 6-2.
Në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve ku ishin prezentë përfaqësuesit e Adriatic Tennis Park, Mark Gjeka, Sokol Hoxha, Alban Dani dhe drejtorja e aktivitetit, Blearta Ukëhaxhaj, u ndanë shpërblimet për fituesit dhe finalistët.
Për antarin e kryesisë së Federatës Shqiptare të Tennisit dhe pjesë e stafit organizator të Adriatic Tennis Park, Sokol Hoxha, aktiviteti ishte në nivelin e duhur. Pozitive për Hoxhën ishte pjesëmarrja e madhe nga shtete të ndryshme të botës, ku ktë radhë, për herë të parë konkuroj edhe një teniste kineze, madje duke u bërë edhe fituese e turneut në fjalë. Vlerësime për aktivitetin përcolli edhe drejtorja e Turneut, Blearta Ukëhaxhaj, sipas së cilës, kushtet ideale që afron kompleksi modern Adriatic Tennis Park, ia shtojnë edhe më shumë bukurinë aktivitetit.
Sipas organizatorëve, muajin e ardhshëm, në Adriatic Tennis Park, do të zhvillohet një tjetër aktivitet i nivelit ndërkombëtar për moshat.
(Video) Pamje nga ceremonia e mbylljes së Turneut Ndërkombëtar të Tennisit“Shkodra Open 2023”.