Sunday, May 19, 2024

Ronaldo në gjyq me Juventusin, kërkon 19.9 mln euro

Lexo

Telashet gjyqsore për Juventusin nuk kanë të mbaruar. Pak ditë pas Bonuçit, i cili deklaroi se do të dërgonte në gjyq klubin piemontez pasi sipas tij i ka shkaktuar dëm në imazh dhe në aspektin profesional, radhën për të bërë diçka të tillë e ka Kristiano Ronaldo.

Ylli portugez kërkon nga Juventusi një pjesë të rrogës vjetore që nuk mori në vitin e pandemisë. Siç dihet klubi piemontez gjeti një akord me lojtarët, të cilët pranuan të përfitonin shumën e caktuar nga kontratat respektive në disa këste.

Mungesa e pagesës të pjesëve të mbetura të pagave nga ana e Juventusit ka shtyrë Ronaldon që të kërkojë 19.9 milionët që i mungojnë në gjykatë.

Të njëjtin hap tentoi të merrte edhe Dibala, i cili arriti që të gjente një akord me klubin torinez duke evituar sencat gjyqsore.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img