(Video) Tërbuni shpartallon Gramshim. E mund 5-0 dhe siguron zonën Play Off. Dopietë e Jurgen Gjinit, dhe nga një gol Arsid Temja, Gjergj Nika dhe Marindis Zere

Tërbuni-Gramshi 5-0(Shënues: Jurgen Gjini(2), Arsid Temja, Gjergj Nika, Marindis Zere)

  Tërbuni: Meldin Tafa, Arsid Temja, Klaudio Leka, Enes Papaj, Klesti Troshani, Uendi Vecaj, Oumar Konate, Gjergj Nika, Jurgen Gjini, John Vincent, Marindi Zere.(U aktivizuan: Derrick Kakooza, Albjon Cani, Brilant Hasaj, Anderson Filipi dhe Emanues Longe). Trajner: Sinan Bardhi. 

Gramshi: Eugers Sogani, Gjyrkan Shehi, Konate, Mamadou. Elvis Xhelili, Ensi Shuli, Ludivin Abgattou, Mikel Goga, Ëifred Yameogo, EricYao, Ergi Ajazi, Klaudis Topalli.(U aktivizuan: Fabian Buzani, Kristi Dhima, Ernesto Llapushi, Mikel Zogu). Trajner: S. Guzi 

Gjyqtar: H. Arapi, E. Mehmetaj, P. Bregasi, X. Agolli, N. Sterkaj, G. Gaci 

“Arsenal golash nē Stadiumin “Ismail Xhemali “ te qytetit te Pukës nē ndeshjen e futbollit TĒRBUNI-GRAMSHI, ndeshje e cila ka pērfunduar me rezultatin 5-0 pēr TĒRBUNIN, qē ka siguruar vendin e sigurt nē kater ekipet mē te mira te kategorisē sē dytë, me shpresē tē madhe drejt ngjitjes nē kategorinë e parē !! Suksese nē ndeshjet e tjera !!”

Kjo është ajo që mund të thuhet për sfidën e javës së 20-të të Kategorisë së Dytë, grupi A, e cila ka mbyllur përfundimisht fatet e ekipit pukjan, i cili ndonëse Kategorinë e Parë nuk arriti ta marrë si kryesues i grupit A, një mundësi të tillë do ta provojë me konkurimin në Play Off.

Ndërkohë, duke iu referuar ecurisë së ndeshjes në fjalë, serinë e golave e ka hapur Arsid Temja me golin e shënuar në minutën e 11-të, për të vijuar më pas me golin e Gjergj Nikes në minutën e 21-të, dhe një minutë pas edhe të Jurgen Gjinit, i cili i “ndihmuar” edhe nga mbrojtësi mik Gjyrkan Shehi, e çon në 3-0 avantazhin e Tërbunit.

Pesë minuta nga mbyllja e pjesës së parë vjen edhe goli tjetër me autor Jurgen Gjinin, që mbyll pjesën e parë me rezultatin e pastër 4 me 0 në favor të pukjanëve.

Epërsia e Tërbunit vazhdon të jetë e dukshme edhe në 45 minutat e dyta, pjesë në të cilën tekniku Sinan Bardhi aktivizon edhe lojtarët e stolit, Derrick Kakooza, Albjon Cani, Brilant Hasaj, Anderson Filipi dhe Emanues Longe.

Për të vulosur rezultatin e kësaj ndeshje me fitoren e Tërbunit 5-0, mendon Marindis Zere me golin e shënuar në minutën e 75-të.

(Video) Pamje nga ndeshja dhe golat e takimit, Tërbuni-Gramshi, 5-0. Kategoria e Dytë, grupi A.

Fadil HYSENI

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu