(Video) Tifozët kuqeblu nisen drejt Kukësit, entuziazëm dhe optimist për fitore 3 pikëshe

Edhe pse në kalendarin e javës së tetë kategorisë Superiore, Vllaznia është pritëse për t’u ndeshur me Tiranën, siç është thënë edhe më herët për arsye të punimeve në tapetin e fushës së stadiumit “Loro Boriçi”, kjo ndeshje është spostuar të luhet në stadiumin “Kukës Arena”.

Megjithatë, kuqeblutë pritet ta ndjejnë veten si në shtëpinë e tyre, dhe kjo falë vendimit të presidentit të KF Vllaznia, Alban Xhaferi për të vendosur autobusë falas pa limit për tifozërinë shkodrane në udhëtimin drejt qytetit të Kukësit.

Veriu Sport, ishte i pranishëm në sheshin përpara Teatrit Migjeni, aty klubi Vllaznia kishte informuar zyrtarisht për nisjen e autobusëve dhe filmoi një pjesë të atmosferës së nisjes së tifozëve shkodranë drejt Kukësit.

Nga sa bëhet e ditur, përpos udhëtimit në grup me autobusë, një pjesë e madhe e tifozëve janë nisur edhe me mjetë të tjera private, autovetura dhe furgonë, duke krijuar kështu komoditetin e një tifozërie të madhe në numër në “Kukës Arena” në mbështetje të skuadrës së tyre të zemrës.

Entuziasmi dhe besimi i tyre për të marrë një rezultat pozitiv në këtë ndeshje është i madh, gjë që nuk nguruan ta shprehin publikisht edhe gjatë regjistrimit të videos tonë.

Suksese Vllaznia, kthim me fitore nga Kukësi!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu