Sunday, May 19, 2024

(Video) BOKS-Kombëtarja shqiptare në Turneun Europian EUBC Cup të Budvës. 4 kuqezi në garë, Kajoshi, Rajku, Drini, dhe Zeneli, synohen medalje

Lexo

Kombëtarja shqiptare e boksit është nisur sot drejt Budvës së Malit të Zi, aty ku pasditen e së dielës do të zhvillohet Turneu Europian EUBC Cup me pjesëmarrjen e 31shteteve.

Nën drejtimin e dyshes së trajnerëve të Vllaznisë dhe të kombëtares shqiptare, Zef Gjoni dhe kolegut të tij Lazarin Vila, për ngjyrat kuqezi do të konkurojnë katër boksierë, 3 të Vllaznisë, Arjon Kajoshi, Gelian Rajku, Senad Drini, dhe Arjol Zeneli i Flamurtarit.

Pas këtij aktiviteti, për boksin shqiptar në program janë edhe disa aktivitete të rëndësishme, Kampionati Europian i 22 vjeçarëve, si dhe katër ndeshje profesioniste, një në Angli, dy Shqipëri si dhe një në Frankfurt në muajin dhjetor.

Lista e ekipit përfaqësues të Shqipërisë në Europianin e Budvës:

  1. Arjol Zeneli kategoria 54 kg
  2. Arjon Kajoshi kategoria 75 kg
  3. Senad Drini kategoria 80 kg
  4. Gelian Rojku kategoria 92 kg

Trajnerë të ekipit kombëtar, janë: Zef Gjoni dhe Lazarin Vila.

(Video) Trajneri i ekipit kombëtar, Zef Gjoni, flet në prag të Turneut Europian të Boksit në Budva-Mali i Zi, synohen medalje)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img