Monday, April 29, 2024

(Video) Tifozi me aftësi të kufizuara, Danilo Shkodra, vizitë speciale kombëtares kuqezi, pak orë përpara ndeshjes Angli-Shqipëri

Lexo

Kombëtarja shqiptare ka pasur sot një vizitë speciale para ndeshjes me Anglinë. Djaloshi shqiptar Danilo Shkodra, një nga tifozët më të veçantë të Kombëtares, është takuar sot me lojtarët kuqezi në hotelin ku është akomoduar skuadra në Londër në prag të ndeshjes së Wembley-t ndaj Anglisë. Shkodra, që aktualisht është me aftësi të kufizuara duke mundësuar lëvizjet me anë të karrocës me rrota invalidi, jeton në Londër dhe është një tifoz i zjarrtë i kuqezinjve.

Falë pasionit që ka për futbollin, ai ka pasur edhe herë të tjera komunikime me kampin kuqezi të kombëtares tonë, por takimi i sotëm ishte me të vertetë emocionues, jo vetëm që skuadra është vetëm pak orë përpara sfidës shumë të rëndësishme me Anglinë, por edhe për respektin që i bëri kombëtarja atij.

Ka qënë kapiteni i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha që e ka falënderuar Danilon për këtë vizitë dhe për mbështetjen që ai i jep nga larg përfaqësueses shqiptare. Me këtë rast lojtarët i kanë dhuruar edhe një fanellë të Kombëtares tifozit special. Edhe djaloshi i falënderoi shumë lojtarët dhe u shpreh i emocionuar për këtë surprizë të bukur.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img