Me një marrëveshje në mes dy klubeve, Vllaznisë dhe KB Bashkimi të Kosovës, Veton Gjeçaj ka lënë Prizrenin ku firmosi në shtator, për tu rikthyer në Shkodër. Mbrëmjen e sotme, Gjeçaj ishte pjesë e seancës stërvitore të Vllaznisë duke qënë ne dispozicion të trajnerit Eni Llazani për ndeshjen e kësaj fundjave, klasiken e basket meshkuj, Tirana-Vllaznia.
Në prononcimin e dhënë për mediat, shtatlarti Veton Gjeçj, bën të ditur se iu përgjigj pozitivisht ftesës së drejtuesve të Shoqatës së Basketbollit Vllaznia për të mbështetur skuadrën kuqeblu për pjesën e dytë të sezonit.
Sipas tij, falë një rregulli të vendosur në Federatën e Basketbollit të Kosovës,Gjeçaj kishte probleme me aktivizimin e tij në radhët e KB Bashkimi, ndaj edhe vendosi të rikthehej për këtë fazë në Shkodër.
Periudha 3-4 mujore si pjesë e KB Bashkimi, Vetoni thotë se ishte një përvojë pozitive që i ka shërbyer atij për rritjen e tij profesionale, gjë që do t’i japin mundësi t’i vënë në dispozicion të skuadrës së tij kuqeblu.
Sa i përket skuadrës, ai thotë se e ka ndjekur atë gjatë pjesës së parë të kampionatit, dhe është gati të jetë në fushë që këtë fundjavë, kur kalendari e përballë Vllazninë me Tiranën, ndeshje e cila do të luhet mbrëmjen e së shtunës në sallën sportive “Farie Hoti” të Tiranës duke pasur besim të plotë në një fitore të Vllaznisë.
(Video) Prononcimi i basketbollistit Veton Gjeçaj pas rikthimit nga Kosova, si dhe pamje nga seanca stërvitore.