Kupa e Shqipërisë-Të premten hidhet shorti për fazën çerekfinale në “Shtëpinë e Futbollit”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Federata e Futbollit do të organizojë të premten hedhjen e shortit për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë 2024/2025, në orën 11:00.

Shorti do të zhvillohet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në sallën e konferencave për shtyp dhe do të jetë i hapur për mediat, ndërsa do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e 8 klubeve të kualifikuar deri në këtë fazë e më konkretisht Laçi, Bylis, Skënderbeu, Egnatia, Dinamo City, Vllaznia, Partizani dhe AF Elbasani.

Për përcaktimin e çifteve çerekfinaliste do të hidhet short i lirë ndërmjet tetë ekipeve të kualifikuara në këtë tur. Në bazë të rregullores së aktivitetit, janë ndarë vazot për shortin e çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Në Vazon 1 janë: Egnatia, Partizani, Vllaznia dhe Skënderbeu. Në vazon 2 janë: Laçi, Dinamo City, Bylis dhe AF Elbasani.

Takimet do të luhen me sistem vajtje-ardhje dhe sfidat e para do të zhvillohen në fushën e ekipeve të pozicionuara në vazon e dytë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Dinamo hedh një hap të madh drejt finales së “Final-Four” pasi mposhti 2-0 Vllazninë në ndeshjen e parë mes dy skuadrave

Vllaznia-Dinamo 0-2 Golat:Malomo 77,Xhejms 94 Vllaznia:Pohls,Gurishta,Gjini,Bajrami,Mala(Tafili 81),Krymi,Qato(Sala 77),Kallaku(Dros 77),Jago,Murataj(Balaj 59),Balaj Trajner:Edi Martini Dinamo:Kiri,Ismaili,Dita(Gudjabi 46),Aliji,Loran(Berisha 46),Beqja(Meksi 90),Malomo,Qardaku(Xhejms 77),Vila,Guindo(Mustafa 83),Nani Trajner:Renaldo Kalari Gjyqtarë:Florjan Lata(Durrës),Ilir Tartaraj(Fier),Erind...
- Advertisement -spot_img