Aktiviteti dy ditor i Kupës “Agim Tafili 2025”, organizuar në qytetin verior nga Federata Shqiptare e Çiklizmit në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër është shoqëruar me hapjen e Ekspozites fotografike “100 vjet çiklizëm”, ndërkohë që pjesë e kësaj mbrëmje emocionuese kanë qënë edhe shpërndarjet e disa titujve “Mirënjohje” që kreu i FSHÇ Skënder Anxhaku dhe Zëvendës kryetari i Bashkisë Shkodër, Rudi Beka, kanë shpërndar për emra të nderuar të çiklizmit shqiptar në shkallë kombëtare, ku pjesë e listës kanë qënë figura të spikatura nga klubi Vllaznia, si Fadil Murriqi, Agim Tafili, Fuat Murriqi, Brahim Syka, Sytki Tafili.
Me titull “Mirënjohje”, per kontributin e dhënë në vite në pasqyrimin mediatik të sportit të çiklizmit, janë nderuar edhe gazetarët sportiv shkodran: Besnik Dizdari, Gaspër Marku dhe Gjergj Kola.
FSHÇ ka akorduar titullin “Mirënjohje“ edhe për Auron Milotin, …në cilësinë e këshilltarit të sportit të Bashkisë Shkodër dhe kontribues për zhvillimin e sportit në këtë qytet.
Lista e emrave të nderuar me titullin “Mirënjohje” nga FSHÇ
- Fadil Murriqi – Fitues i katër rretheve çiklistike që Fadili ka fituar në vitet 1950-53 janë një tregues i talentit dhe klasit të lartë që ai zotëronte. I vlerësuar si një ndër “Sportistët e Shekullit” në Shkodër, me rastin e festimit të 100 vjetorit të klubit Vllaznia, është nderuar edhe me titullin e lartë “Krenaria e Qytetit”.
- Xhevdet Qafmolla – Trajner dhe Sportist i dalluar e Ekipit PartizaniNjë katalizator në Ciklizem ka qenë Xhevdet Qafmolla, gjithmonë paqësor dhe zbutës i situatave të tensionuar midis tij, çiklistëve apo gjyqtarive. Nuk kishte shumë besim te finishi manual, ose kishte frikë nga ndonjë truk i gjyqtarisë dhe çiklistëve u bërtiste gjithmonë: “Krijo diferencë në kohë e distancë, lëri larg kundërshtarët, mos i beso kronometrit në finish”
- Xhavit Gazheli – Kampionabsolutiçiklizmit malor për 5 vite me ekipin e Tiranes, kampion absolut i çiklizmit fushor 6 herë, 5 herë nënkampion kombëtar. Mbi 70 etapa të fituaragjatëkarierëssëtij 10 vjeçare. Nderisportitshqiptar.
- Sali Hima – Fitues i dy rretheve çiklistike që Saliu ka fituar në vitet 1967-68.Mjeshtërimerituarisportit. Trajneriekipitkombëtar. Ai ështëdekoruar me medaljene ”Trimërisë” dhe “UrdhrinNaimFrashëri.” Gjyqtarikategorisësëparë. SaliHima u bëshpejt anëtar e kipit “Dinamo.”
- Agim Tafili – Fituesi i 6 herëve te Rrethit çiklistik Agim Tafili efilloi karierën me ekipin e të rinjve të “Vllaznisë” së Shkodrës. Kampion i ekipit shkodran të të rinjve në vitin 1973. Fiton 8 herë Anketën e gazetës Sporti Shqiptar si “Sportisti më i mirë i vitit,” i vlerësuar si çiklisti më teknik të gjitha kohërave, ai kursente forcat dhe shpërthente kur duhej. Ishte anëtar i ekipit kombëtar prej 12 vjetësh, mori pjesë me sukses në rrethin e Turqisë dhe së bashku me Brahim Syken dhe Ardian Feraizin zënë vendin e dytë. Ai është stërvitur nga Mjeshtri i sportit Gani Muriqi deri në moshën 32 vjeçare.
- Fuat Murriqi – Lindi 1967 në qytetin e Shkodrës, në një familje me
tradita në sportin e bukur dhe të vështirë të çiklizmit. Që në fëmijëri të tij, ai u edukua me dashurinë për sportin e çiklizmit, që njihej për jehonën e tij në Shkodër që me fillimin e përhapjes së tij në vitin 1925.Duke qenë se i ati, Ganiu edhe ky çiklist i njohur dhe trajner i Vllaznisë, e stërviste vazhdimisht që të vogël. Fuatiiarritishpejtparametratpërt’ufuturnëekipin e tërriturve. Ishtepasioniitëatit dhe puna e tëbiritFuatit, që e çuanatënëregjistriminqënëmoshën 14-vjeçare nëekipin e tërriturvetëVllaznisë.Megjithëse në moshë të njomë, ai u bë shpejt bashkëkohës dhe koleg në fitimin e titujve kampion, me figurat e njohura të çiklizmit shkodran dhe atij shqiptar si, Agim Tafili, Sytki Tafili dhe Brahim Syka.Ishin vitet ’80, kur, së bashku me këta sportistë të shquar, dolën kampionë për 7 vite me radhë, duke vënë një rekord në fitimin e titujve dhe duke u bërë kështu një shembull për të gjithë çiklistët e rinj. U nda nga jeta në mënyrë aksidentale teksa po stërviste çiklistët e Vllaznisë. - Besnik Dizdari – President i Federatës Shqiptare të Ciklizmit në vitet 1988 deri në vitin 1996, Besnik Dizdari ikona e gazetarisë sportive në Shqiperi me penën e tij ka realizuar shumë artikuj mbi garat Kombëtare dhe Ndërkombëtare duke promovuar bukuritë e sportit të çiklizmit.
- Besim Balla – Kontributi madhor dhe punën e palodhur, si sportist i Ekipit Partizani, trajner i Ekipit të Çiklizmit Tirana dhe si trajner i Ekipit Kombetar Shqiptar, Besim Balla ka zhvilluar dhe promovuar sportin e bukur dhe sfidues të çiklizmit.Eksperienca e tij shumë vjecare ështe një shembull i jashtëzakonshëm i motivimit dhe dedikimit ndaj sportit të çiklizmit për brezat e ardhshëm.
- Kico Kalemi – Fillimisht ka qenë trajner i shtangës, më pas kaloi si gjyqtar në çiklizëm, ndërsa prej vitit të largët 1985 është bërë trajner i Apolonisë në çiklizëm, detyrë që vazhdon ta mbajë edhe sot e kësaj dite. Në 35 vite si trajner te Apolonia Kiço ka fituar për 16 vite titullin kampion të Shqipërisë, 10 prej tyre radhazi. Këto rekorde i kanë mundësuar edhe titullin ‘Mjeshtër i Madh”.
- Dashamir Rama – Në vitin 1969 kampion i Shqipërisë. Fitues i disa etapave vinte nga qyteti i Durrësit me ekipin e ”Teutës.” Kryen ushtrinë tek klubi i “Partizanit” dhe del kampion kombëtar me numrin 30-të. 10 vjet shtazh çiklistik 1967-1977 dhe vazhdimisht me çiklizmin.
- Lluka Heqimi – Është një nga personalitetet e para që është marrë me mjekësinë sportive. Ai është anëtar i organizatës botërore kundër antidopingut. Për më shumë se 22 vjet me radhë, Dr. Heqimi ka qenë mjek pranë ekipin tonë përfaqësues. autor i disa shkrimeve e librave, ndër të cilët për t’u cituar është “Të ushqyerit në sport: manual jo vetëm për sportistët” : Poema e Ciklizmit” etj.
- Auron Miloti – Nje talent i vecante si futbollist i Vllaznise me pas trajner, manaxher dhe se fundmi keshilltar i sportit ne bashkine e Shkodres, kontribues ne zhvillimin e sportit ne qytetin e Shkodres.
- Gasper Marku – Si nje gazetar sportiv Shkodran i cili ka pasqyruar me realizëm dhe në kohe reale të zhvillimit të sportit ne vend dhe vecanerisht dashamirësinë e tij për sportin e çiklizmit.
- Gjergj Kola – Gazetari i cili ka shkruar prezantuar dhe pasqyruar shume gara ciklistike, kontributi i tij ka qene i pacmueshem ne zhvillimin me sukses te sportit tone.
- Brahim Syka – Me një tjetër talent te vecante si Ciklist paqesor, Mjeshtër sporti, Çiklisti i shekullit, Mirnjohja e qytetit. 6 herëkampionekipor, 10 vite me ekipinkombëtar, 2 herëfituesiSpartakiadëskombëtarenëvitet 1984 dhe 1989. Filloiçiklizmin me ekipin e tërinjvetë “Vllaznisë,” nëmoshën 15 vjeçare. një shembull i jashtëzakonshëm i motivimit dhe dedikimit ndaj sportit të çiklizmit për brezat e ardhshëm
- Sytki Tafili – Del disa herë nënkampion iRrethitçiklistik dhe anëtar i ekipit kombëtar. I pari çiklist që ngriti flamurin kombëtar nëTurqi. Kishte fituar shumë autoritet si nënkampion dhe fitues i Rrethit çiklistik të vitit 1988-të. Shkëlqen si trajner i ekipit të rinjvetë “Vllaznisë” dhe i të rriturve.
- Agron Huqi – Bjondi Agron Huqi i “Partizanit” i cili shkëlqeu reth viteve 1978-1987-të. Agroni fitoi rrethet çiklistike ; 37 dhe 46-të. Në moshën 18 vjeçare shpallet kampion i rrethit çiklistik Disa herë nënkampion i rrethit çiklistik. dhjetë vjet rresht anëtar i ekipit kombëtar nga viti 1978-1988.
- Arben Pinari – Sportist i Ekipit Tirana, Gjyqtar Kombëtar i FSHC, Anetar i Bordit manaxhues të FSHC që nga vitit 2000. Me pasionin tuaj ndaj ketij sporti keni zhvilluar dhe promovuar sportin e bukur dhe sfidues të çiklizmit. Eksperienca e Arben Pinarit një shembull I jashtëzakonshëm i motivimit dhe dedikimit ndaj sportit të çiklizmit për brezat e ardhshëm.
- Ardian Feraizi – Çiklisti më shtatlart i çiklizmit shqiptar Ardian Feraizi i ekipit 22 herë kampion të “Partizanit” doli kampion i Rrethit çiklistik në vtin 1986, po ashtu u shpall në Anketën e gazetës Sporti Shqiptar në “10 sportististët më mire të vitit.” Ardiani filloi të ndjej erën e fitoreve në turet e Greqisë dhe të Turqisë dhe gara dhe etapa të ndryshme çiklistike.
(Video) Pamje nga ceremonia e dorëzimit të çmimeve “Mirënjohje” nga ana e Federatës Shqiptare të Çiklizmit dhe Bashkisë Shkodër.