Për Richard Ferizajt, talentin shkodran që luan në kampionatin irlandez të futbollit, sukseset vijojnë të pasojnë njëri tjetrin. Vetëm 16 vjeç, dhe falë asaj që po jep në fushën e lojës, emri i tij po bën jehonë në Irlandë e më gjërë si pjesë shumë e rëndësishme ekipit të tij Bray Wanders.
Me golin e fitores shënuar për ekipin e tij kundër Treaty United, ai vendosi një rekord të ri, si golashënuesi më i ri për ekipin e tij Bray Ëanders. Ferizaj, në moshën 16 vjeç, 1 muaj e 29 ditë, thyen rekordin e Andreë Moran që e mbante deri më tash për klubin Bray Ëanderers.
Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme, Richard Ferizajt, vendosi një rekord tjetër në kampionatin irlandez. “Goli i sotëm i Richard Ferizajt për Bray Ëanderers vulosi barazimin dhe i dërgoi ata në finalen e playoff-it! @StattoLOI konfirmon se goli i Ferizajt e bën atë golashënuesin më të ri në historinë e playoff-it, duke thyer rekordin e Romeo Akachukëu-t.”, citojnë mediet irlandez për talentin shkodran.
E veçanta e kësaj ndeshje kishte të bënte me faktin se në lojë për ekipin e Bray Wanders ishin dy vëllezërit Justin dhe Richard Ferizaj. Madje, për të shkuar më tej, emocionuese ishte fakti se edhe goli i shënuar në shtesë nga Richardi, erdhi pas një aksioni model me kombinimin mes dy vëllezërve Ferizaj, me pasimin e Justinit dhe finalizimin perfekt të Riçardit.
(Video) Aksioni i golit të shënuar nga Richard Ferizaj për ekipin Bray Wanders.
Gaspër MARKU



