Monday, February 23, 2026

(Video) Tjetër sukses për karateisten lezhjane, Mikela Skandaj. Dy medaljet e Arta të fituara në Milano, koleksionojnë në total 70 medajle të karieres së saj sportive në Itali

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ylli i karatese Italiane, lezhjania  Mikela Skandaj vazhdon te dhuroj spektakel ne Itali. E mbylli vitin 2025 si kampine me dy medajle te arta,dhe po ashtu e filloj edhe vitin 2026 .

Dje ajo mori pjese ne garen internacionale qe u zhvillua ne Milano ku moren pjese karateiste nga shtete te ndryshme te Europes. Mikela konkuroj ne peshat 60 kg ne dy stile te ndryshme, kata dhe kumite open.

Shqiptarja e talentuar nga Lezha, që jeton prej vitesh me familjen e saj në Itali,  arriti te futej direkt ne zonen e medaljeve pas nje performance te shkelqyer.

Por, ne garen finale ndodhi perseri nje episot qe u kontestua nga trajnieri i Mikeles. Ajo zhvilloi nje finale te shkelqyer duke grumbulluar 25,3 pike me nje mesatare mbi 8,4 po pas vendimit te arbitrit kryesor ajo protestoj direkt te kryesori per vendimin e padrejte.

Siç pohon vetë Mike për Veriu Sport, arbitri kryesor, i ka thënë “e di se ti e meriton vendin e pare, por anesori nuk deshti qe te te fitosh, une te vleresova me noten 8,5. Kjo eshte nje gare internacionale e vendimi nuk kthet mrapa.

Gjithnjë sipas vete Mileles, ajo i është drejtuar përsëri arbitrit kryrsor: “Atehere Mikela, mbaje mend mire, une kam ne program edhe dy gara te tjera dhe do te fitoj dy medajle te arta.” Mikela u largua e nervozur me medaljen e argjente, por me besim te plote se me ndihmen e Zotit do te arrinte objektivin e saj.Trajnieri i saj e motivoj duke i thene: “Mikela, tregoje vehten se je vajze Shqipetare”, dhe Mikela arriti te futej perseri ne finale por kesaj here duke fituar medaljen e arte.

Ndërkohë, ajo kishte edhe nje tjeter gare per te treguar talentin e saj te jashtezakonshem. Perballe kishe vajza te peshave me te medha se ajo, por fale teknikes se larte qe zotoron ajo arriti te rrembente edhe nje tjeter medajle te arte, dhe fale ketyre rezultateve juria e takimit e vleresoj Talenten Lezhiane me çmimin e larte si  karateistja me e mire.

Keshtu Mikela Skandaj u kthye ne Verona, aty ku jeton me familjen e saj, me dy medajle te arta e nje argjendi duke koleksionuar ne total 70 medalje ne karieren e saj.

Rezultate këto, që, përpos talentit dhe punës këmbëngulëse në proçesin stërvitor të Mikeles me stafin italian, një meritë jo të vogël në rritjen e Mikeles në këto nivele të larta, ka edhe familja Skandaj, dhe kryesisht, babai i saj, Angjelin Skandaj, i cili me shoqërimin e saj në stërvitje dhe gara zyrtare, është shndërruar në një trajner i dytë për të.

(Video) Pamje nga ndeshjet e karateistes Mikela Skandaj në Turneun Ndërkombëtar të Milanos.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img