Tradita e familjes Shpuza, në fushën e futbollit, vazhdon nga babai tek i biri. Bëhet fjalë për pasionin e ruajtjes së portës, ku Ali Shpuza, ish portjer i Vllaznisë, sot pjesë e stafit teknik të Akademisë së Futbollit Vllaznia, traditën e ruajtjes së portës po e kalon djalit të tij, Rei Shpuza.
Rei, sot 14 vjeçar është pjesë e ekipit Vllaznia të kësaj grupmoshe, ku krahas sigurisë së ruajtjes së portës kuqeblu është i graduar edhe në detyrën e kapitenit të skuadrës. Ekipi i Vllaznisë U14 me trajner Brikeno Bizin, ku luan Rei, në ndeshjen e fundit fitoi ndaj Labërisë me rezultatin 3-0, ku një meritë në fitoren e kësaj jave, ka edhe portjeri Rei Shpuza, i cili e mbajti të paprekur rrjetën e portës kuqeblu.
Falë vlerave që ai po paraqet në fushën e lojës, Rei, është edhe pjesë e ekipeve kombëtare të moshave, ndërkohë që të bëhet pjesë e Vllaznisë së madhe duke dashur t’i ngjasojë ish portjerit të Vllaznisë, Bojan Zogoviç.
(Video) Intervisten e plotë me portjerin 14 vjeçar, Rei Shpuza, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU