Sunday, November 24, 2024

(Video) Trajneri i Vllaznisë Artan Kalaja, flet pas fitores 3-1 me Studentin. Volejboll meshkuj-Kupa e Shqipërisë

Lexo

Pak ditë më parë, Studenti në volejboll për meshkuj surprizoi duke mundur Vllazninë në fushën e saj me rezultatin 1-3, takim ky për kampionat. Një humbje që për trajnerin kuqeblu, Artan Kalaja u shndërrua në një analizë të gjatë me skuadrën duke nxjerrë dobësitë dhe përgjegjësitë e shfaqura në këtë ndeshje. Dhe duket reflektimi ka ardhur menjëherë në ndeshjet e Kupës së Shqipërisë ku skuadra shkodrane ka bërë autokritikën e duhur. Për koinçidencë, shorti i Kupës së Shqipërisë e ka vënë Vllazninë që në ndeshjen e parë përsëri përballë Studentit. Kështu, në sfidën e luajtur mbrëmjen e së premtes në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, djemtë e trajnerit Kalaja I kanë zbatuar në mënyrën më të mirë detyrat e dhëna, dhe në fund kanë regjistruar fitoren e merituar me rezultatin 3 me 1. Por, gjithsesi, ashtu si në ndeshjen e kampionatit, edhe në këtë të Kupës, rivaliteti dhe emocionet kanë qenë të pranishme. Të paktën në dy setet e para kur diferenca ishte e ngushtë në fitimin e seteve. 25 me 23, fiton Vllaznia setin e parë, Studenti fiton të dytin me pikët shtesë, 24-26 duke barazuar rezultatin në 1-1. Ndërkohë, në dy setet e tjerë, Vllaznia rikthehet në lojën e saj duke mos lëshuar më në rezultat. Kështu, fiton lehtësi setin e tretë 25 me 14 dhe më pas edhe të katërtin 25-18, si dhe të gjithë ndeshjen me sete 3-1. Në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes, trajneri i kuqebluve, Artan Kalaja, bën të ditur se skuadra e drejtuar prej tij po e kalon ngërçin, i cili është më tepër psikologjik, Sipas tij, një gjë e tillë ka ardhur nga situata paksa e komplikuar e kalimit të volejbollit shkodran të meshkujve nga administrimi i Bashkisë tek shoqata, e cila tashmë është formuar dhe pritet të japë ndikimin pozitiv në ecurinë e skuadrës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img