Monday, September 16, 2024

(Video) Trajneri Memelli nis përgatitjet me Vllazninë. 20 futbollistë kuqeblu në seancën e parë stërvitore

Lexo

Ditët e pushimit për kuqeblutë e Vllazninë kanë përfunduar. Pasditja e së hënës ka shënuar nisjen zyrtare të proçesit stërvitor për skuadrën shkodrane, e cila përgatitet fillimisht për pjesëmarrjen në ndeshjet europiane të Conferencë League, dhe më pas edhe për sezonin e ri futbollistik 2023-2024.

Pasi janë paraqitur në stadiumin “Loro Boriçi”, futbollistët dhe stafi teknik janë spostuar në periferi të qytetit të Shkodrës për të zhvilluar seancën e parë stërvitore në Kompleksin Sportiv të Golemit.

Në krye të stafit ka qënë trajneri i ri Migen Memelli, i cili bën kësisoj edhe prezantimin e parë me futbollistët e tij. Në krah të tij kanë qënë kolegët e stafit teknik, zëvendëstrajneri Ndriçim Shtubina, Ergi Borshi, trajneri i portjerëve Ideal Lekiqi, përgatitësi atletik Fatjon Kadija, mjeku sportiv Zyhdi Çoba dhe vidioanalisti Ardit Mani.

Pranë skuadrës në këtë seancë të parë stërvitore të kuqebluve kanë qënë edhe Drejtori Sportiv Elvis Plori, Sekretari i Përgjithshëm Blendi Dibra, shefi i sigurisë së klubit kuqeblu Artan Brahimi dhe Presidenti Alban Xhaferi.

Në dispozicion të teknikut Memelli në këtë seancë të parë stërvitore kanë qënë këto futbollistë: Qarri, Zogoviç, Juka, Hakaj, Spahia, Smajli, Paloka, Pusi, Sala, Boshnjaku, Alivoda, Mala, Pjeshka, Marku, Çoba, Maliqi, Duli, Dodev, Gruda, Bala.

Nga ana tjetër, përpos të larguarve zyrtarë, si Kaina, Shehi dhe Hoxhaj, në seancën e sotme nuk kanë qënë prezent emra të tillë si, Gurishta, Bulatoviç, Juriç, Latifi, Jonuzi, Kruja, Vulaj, Aralica, të cilët ishin pjesë e Vllaznisë sezonin e kaluar futbollistik.

Sipas drejtuesve të klubit kuqeblu, ekipi do të stërvitet për një periudhë 10 ditore në Shkodër,  dhe më pas pritet të vazhdojë fazën përgatitore themelore jashtë vendit.

(Video) Pamje nga seanca e parë stërvitore e Vllaznisë nën drejtimin e trajnerit të ri, Migen Memelli, 12 qershor 2023

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img