Saturday, June 21, 2025

(Video) Trajneri Mirel Josa, flet pas ndeshjes, Skënderbeu-Vllaznia 2-3

Lexo

Vllaznia fitoi të dielen miqësoren ndaj Skënderbeut me rezultatin 2-3, takim ky i luajtur në stadiumin Skënderbeu” të Korçës. Një ndeshje kjo e domonuar tërësisht nga skuadra kuqeblu, me një Ardit Hoxhaj që vazhdon të shënoi nga ndeshja në ndeshje ku edhe në sfidën ndaj korçarëve tundi dy herë rrjetërn e portjerit Ruçi. Ndërkohë, golin e tretë për kuqeblutë që rezultoi të jetë edhe goli i fitores për kuqeblutë e shënoi Çoba në minutën e 88-të, kur më herët dy golat korçarë me autorë Liço dhe Beçka, përkatësisht në minutat 72 dhe 76 e kishin barazuar rezultatin në 2-2. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, teksa flet për takimin në fjalë, trajneri i kuqebluve Mirel Josa, shpreh shqetësimin e treshes, Aralica, Latifi dhe Mala, për të cilët thotë se nuk janë akoma në gjendjen e tyre më të mirë për t’i shërbyer skuadrës. Me zhvillimin e kësaj miqësoreje, Vllaznia ka mbyllur ditët përgatitore të Pogradecit dhe është kthyer në Shkodër për të vijuar proçesin stërvitor për ndeshjen e parë zyrtare të kampionatit që luhet të shtunën në kampionat përballë Erzenit në transfertë.

(Video: Prononcimi i trajnerit kuqeblu, Mirel Josa, pas ndeshjes miqësore, Skënderbeu-Vllaznia 2-3)

 

 

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Merkato-Serjan Repaj firmos për FK Vora. 5 orë nga deklarata e Vllaznisë për largimin e tij, mbrojtësi shkodran, firmos për Vorën duke mbetur sërishmi...

“𝐊𝐅 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐛𝐞̈𝐧 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐬𝐞 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐲𝐥𝐥𝐮𝐫 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐦𝐞 𝐟𝐮𝐭𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐬𝐭𝐢𝐧 𝐒𝐞𝐫𝐣𝐚𝐧 𝐑𝐞𝐩𝐚𝐣. 𝐄 𝐟𝐚𝐥𝐞𝐧𝐝𝐞𝐫𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐚𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐢𝐛𝐮𝐭𝐢𝐧 𝐞...
- Advertisement -spot_img