Ballina Futboll (Video) Transformimi digjital i futbollit shqiptar, FSHF & Vodafone bashkojnë forcat. Presidenti...

(Video) Transformimi digjital i futbollit shqiptar, FSHF & Vodafone bashkojnë forcat. Presidenti Duka: Sjellim futbollin më afër tifozëve përmes zgjidhjeve digjitale

Federata Shqiptare e Futbollit zhvilloi një Digital Bootcamp në bashkëpunim me Vodafone Albania, me fokus krijimin e zgjidhjeve inovative që përmirësojnë përvojën digjitale të tifozëve dhe shërbimet ndaj komunitetit të futbollit.

Gjatë aktivitetit, ekipet e përbashkëta eksploruan platforma të reja angazhimi për tifozët, përdorimin e të dhënave për vendimmarrje më të mirë, si dhe mjete moderne komunikimi që afrojnë më shumë mbështetësit me lojën.

Në fjalën e tij përshëndetëse, presidenti Duka nënvizoi rëndësinë e gjetjes së zgjidhjeve digjitale për ta afruar futbollin me komunitetin dhe tifozët.

“Dua t’ju falënderoj për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe të kahershëm me Federatën e Futbollit, një bashkëpunim që për mua ka qenë në nivelet më të mira dhe që jam shumë i sigurt dhe i bindur që na ka ndihmuar të dyve të rritemi bashkë.

Ajo që ne kërkojmë sot është si ta sjellim futbollin më afër komuniteteve nëpërmjet zgjidhjeve digjitale që do të propozojnë grupet. Kjo është një sfidë apo një prioritet i futbollit, sepse ai nuk është ai që shohim në 90 minuta, me 22 futbollistë dhe 3 arbitra, ajo është maja e majës së ajsbergut, sepse për ta ndërtuar atë është një punë shumë e madhe dhe ne kërkojmë që nëpërmjet digjitalizimit, modernizimit, ta menaxhojmë më mirë dhe ta ofrojmë futbollin me komunitetet, me propozimet që do të bëhen sot për website apo komunikimet interaktive me tifozët, mbështetësit dhe dashamirësit e futbollit”, – tha Presidenti Duka.

Në takimin hapës ishte prezent dhe CEO i Vodafone Albania, Balázs Révész, shprehu mirënjohje për mikpritjen dhe uroi presidentin Duka për rizgjedhjen ë krye të FSHF-së, si dhe vuri në dukje entuziazmin e madh për këtë projekt dhe fuqinë bashkuese të futbollit.

“Jam shumë krenar dhe i lumtur të jem këtu, pasi jo është një ditë që ne si Vodafone, një kompani teknologjike, mund të kontribuojmë në Federatën Shqiptare të Futbollit dhe të tifozëve dhe jetës.

Ne jemi vazhdimisht duke punuar në ide digjitalizuese dhe transformuese, për aeroporte, hotele, kompani agro-kulturore, qeverisje dhe shumë qëllime të tjera, por më duhet të them që nuk kam parë një nivel të tillë entuziazmi si ky që kemi parë në muajt e fundit, entuziazmi i kontributit në jetën futbollistike me teknologjinë digjitale. Kjo tregon fuqinë e futbollit, si na frymëzon, si na argëton dhe na bashkon”, – tha Révész.

Në këtë bootcamp u prezantuan katër zgjidhje të reja teknologjike, nga të cilat u zgjodh ai për ridimensionimin e website-t dhe aplikacionit të Federatës Shqiptare të Futbollit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu