Katër futbollistet e Vllaznisë, Ambra Reshiti, Eriana Haxhija, Desara Lorja, Aldisa Kronaj në kombëtaren U17 për ndeshjet e raundit të dytë të Euro U-17

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kombëtarja U-17 për vajza do të nisë të të hënën e 23 shkurtit grumbullimin zyrtar për ndeshjet e raundit të dytë të kampionatit Europian për këtë grupmoshë. Ndeshjet e grupit B6 ku bën pjesë Shqipëria, Andorra dhe Izraeli dhe Bjellorusia do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit” më 26 shkurt, 1 dhe 4 mars.

Trajnerja e kësaj skuadre, Cyme Lulaj ka ftuar 20 futbolliste për ndeshjet e këtij raundi, duke bërë një kombinim mes lojtareve që luajnë në kampionatin vendas dhe kampionatet ndërkombëtare.

Në përbërje të skuadrës kuqezi, bëjnë pjesë edhe katër futbollistet e Vllaznisë: dy portjeret, Ambra Reshiti dhe Eriana Haxhija, mbrojtësja Desara Lorja në mbrojtje dhe Aldisa Kronaj në sulm.

Përfaqësuesja kuqezi do të nisë grumbullimin në Durrës më 23 shkurt, teksa me 26 shkurt në ora 14:00 do të luajë ndeshjen e parë kundër Andorrës.

Ndeshja e dytë dhe e fundit e këtij grupi, duke qenë se është një grup me tre skuadra, do të luhet më 4 mars kundër Izraelit po në ora 14:00. Sakaq, sfida mes Andorrës dhe Izraelit do të luhet më 1 mars në ora 12:00 në “Shtëpinë e Futbollit”

Më poshtë lista e plotë e futbollisteve të grumbulluara për ndeshjet e raundit të dytë të Kampionatit Europian U-17 për vajza:

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Tirana, “poker” ndaj Vorës. Dopieta e Hazrollaj dhe Xhixha e Hazrollaj, fiksojnë fitoren e thellë 4-0

Tirana-Vora 4-0(Shënues: Kis 14', 51',81') Tirana:Bekaj,Ilievski,Kollej(Vitija 62’),Staniç,Ndong,Vogli(Mysloviç 62’),Krymi,Berisha(Daci 62’),Hazrollaj,Xhixha(Tare 77'),Kis(Maçi 83') Trajner:Dean Klafuriç Vora:Harizaj,Zuna,Shiba,Shehi,Dionellis(Vrapi 57’),Frroku(Hasaj 71’),Kashari,Barjamaj(Trajkov 46’),Karrica(Halabaku 46’),Pedro,Gjyla(Daka 46’) Trajner:Arjan Bellai Gjyqtarë:Silvio...
- Advertisement -spot_img