(Video) Turneu Botëror i Tennisit “Shkodra Open 2025”. 120 lojtar nga 32 shtete të botës, konkurojnë në “Adriatik Tennis Park” të Shkodrës

Prej disa ditësh, Kompleksin Sportiv modern, “Adriatik Tennis Park” me vendndodhje, pak kilometra në periferi të qytetit të  Shkodrës, përgjatë aksit rrugor të autostradës, Shkodër-Hani Hotit, është pushtuar nga një numër i madh pjesëmarrësish të Turneut Botëror të tenisit për kategorinë U18.

Jo vetëm sportistë, 120 të tillë nga 32 shtete të botës, përfaqësues të 32 shteteve të botës, por edhe familjarë dhe shoqërues të tyre janë prezent prej disa ditësh në qytetin verior, ku krahas konkurimit në mjediset bashkohore të “Adriatik Tennis Park”, padyshim më cilësori dhe i vetmi i këtij lloji në rajon, gjejnë kohën të shijojnë edhe pikat turistike të Shkodrës.

Sipas organizatores së aktivitetit, Blearta Ukëhaxhaj e Shkodra Tennis, pjesëmarrëist ndjehen të kënaqur, jo vetëm me kushtet ideale, por edhe mikpritjen e organizatorëve.

Sa i përket garës, konkurenca është e fortë, sepse edhe niveli i pjesëmarrësve është mjart i lartë, mes të cilëve spikasin tenistët e përfaqësueses së Kinës, Anglisë, e më gjërë.

Pjesë e këtij botërori janë edhe tenistet e talentuara shkodrane, Ana Tereza Guli, Lora Bushati, Enki Hyseni, të cilat po konkurojnë denjësisht përballë rivaleve me shumë përvojë.

(Video) Pamje nga Turneu Botëror i Tennisit “Shkodra Open 2025” që po zhvillohet në “Adriatik Tennis Park” të Shkodrës, si dhe prononcimi i Blearta Ukëhaxhaj, në rolin e organizatores së Turneut.

Gaspër MARKU

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu