Monday, July 7, 2025

(Video) Turneu Ndërkombëtar i Roveretos. Ekipet shkodrane të moshave nisen drejt Italisë. Kryetrajneri Legata: Na mungon të gjithëve talenti Fabian Shpati i ndarë nga jeta një ditë më parë, ishte pjesë e listës së delegacionit!

Lexo

“Atletik Klub Shkodra” vazhdon traditën e pjesëmarrjes në Turneun Ndërkombëtar të Roveretos, ku sipas radhës kjo është pjesëmarrja e 15-të në këtë aktivitet të përmasave të mëdha Europiane.

Këtë edicion, pjesë e këtij Turneu janë tetë ekipe të futbollit të moshave nga qyteti i Shkodrës . Konkretisht, nga Shkodra janë tetë ekipe moshash, ku ndër to, pesë janë të “Atletik Klub Shkodra” dhe tre nga “Djelmnia Shkodrane”.

Nisja e delegacionit sportiv shkodranë drejt Italisë është bërë pranë mjediseve të stadiumit “Loro Boriçi”, ku ka rënë në sy përcjellja e fëmijëve të vegjël sportive nga prindërit dhe të afërmit e tyre, të cilët vijojnë të jenë një mbështetje e fuqishme në rrugëtimin e pasionit të sportit të futbollit.

Elis Legata, Kryetrajner i Atletik Klub Shkodra, teksa bën të ditur programin e aktivitetit si dhe objektivat për t’u kthyer me trofe nga ky trofe, shpreh keqardhjen e tij për ndarjen nga jeta të talentit 13-të vjeçar, futbollistit të ekipit “Djelmnia shkodrane”, Fabian Shpati, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Një futbollist ky që ishte në listën e delegacionit sportiv shkodran për udhëtimin drejt Italisë, në Turneun Ndërkombëtar të Roveretos, por tashmë i mungon shokëve të ekipit dhe drejtuesve të klubit, të cilët do ta mbajnë vazhdimisht në kujtimet e tyre.

(Video) Pamje nga nisja e ekipeve të futbollit të moshave për Turneun Ndërkombëtar të Roveretos në Itali, si dhe prononcimi i kryetrajnert të Atletik Klub Shkodra përpara nisjes drejt Italisë.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img