Friday, September 20, 2024

(Video) Turneu Ndërkombëtar, ‘‘Visit Shkodra Trophy’’ 2024. Spikat Atletik Klub Shkodra, fitues i tre trofeve të moshave, U9, U11 dhe U13

Lexo

Shkodra u bë mikritëse e Turneut Ndërkombëtar të futbollit të moshave ‘‘Visit Shkodra Trophy’’, i organizuar nga Shkodra Sport Event me drejtues gjyqtarin e njohur të futbollit, Jetmir Podgorica.

Ky është edicioni i parë i një eventi të tillë që zhvillohet për herë të parë në qytetin e Shkodrës ku ekipet pjesëmarrëse të kategorive të moshave U-9, U-11, U-13 nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, konkuruan për dy ditë me radhë.

Krahas të tjerave, ajo që ra në sy gjatë dy ditëve të konkurimit, kishte të bënte se ndeshjet e zhvilluara në stadiumin ‘‘Reshit Rusi’’ të qytetit të Shkodrës u gjykuan me shumë kompetencë dhe profesionalizëm nga arbitrat e kolegjumit të Shkodrës, mes të cilëve spikasin emrat e njohur Indrit Myrtja dhe Ditmir Grimci, të cilët janë të përzgjedhur edhe në elitën  e futbollit shqiptar.

Figurën më të mirë sportive në këtë turne e bënë ekipet e Atletik Klub Shkodra, të cilat i fituan të tre trofetë e kategorive të moshave, U-9, U-11 dhe U-13 me trajner Elis Legata, Erjon Mandi dhe Eder Zmijani, ndërkohë që figurë të mire spotive kanë bërë edhe ekipet e Akademisë së Futbollit Astir (Tiranë), Shkolla e futbollit Zidane (Prishtinë), Shkolla e futbollit “Topi i Artë” Gjakovë, etj.

Fituesit e tre kategorive të Turneut Ndërkombëtar: U9, U11 dhe U13

Kategoria U-9

Vendi i parë: Atletik Klub Shkodra

Vendi i dytë: Shkolla e futbollit Zidane (Prishtinë)

Kategoria U-11

Vendi i parë: Atletik Klub Shkodra

Vendi i dytë: Akademia e Futbolli Astiri (Tiranë)

Kategoria U-13

Vendi i parë: Atletik Klub Shkodra

Vendi i dytë: Akademia e Futbolli Astiri (Tiranë)

Ekipi më fair play

Arasta (Prizren)

Shihemi në turneun ‘‘Autochthonous’’ në nëntor!

Krahas dorëzimit të trofeve përkatëse të edicionit të parë të Turneut Ndërkombëtar, ‘‘Visit Shkodra Trophy’’, gjatë ceremonisë së mbylljes së aktivitetit u shpërndanë edhe diploma për lojtarët më të spikatur të aktivitetit.

(Video) Pamje nga ndeshjet e Turneut Ndërkombëtar, ‘‘Visit Shkodra Trophy’’, si dhe ceremonia e plotë e mbylljes së aktivitetit.

Gaspër MARKU   Shkodër, 8 shtator 2024

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img