Me ndeshjen, Gramshi-Vllaznia, e vlefshme për javëne e nëntë të Kampionatit Kombëtar të futbollit femra, e fundit për vitin 2025, të cilin skuadra kuqeblu e fitoi me rezultatin 1 me 5, është mbyllur faza e parë e Superligës për femra.
Fazë e cila, falë tetë fitoreve në tetë ndeshje, e pozicionon Vllazninë në vend të parë me 24 pikë të plota duke marrë titullin simboplik, “kampione e dimrit”.
Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, kryetrajneri i Vllaznisë futboll femra Nikolin Lekave, flet për ecurinë e suksesshme të skuadrës për fazën e parë, rivalët që e ndjekin nga pas, suksesin e kapitenes Megi Doçi me fitoren e dy trofetve të vitit, “Këpucën e Artë” dhe “Topin e Artë”, bashkëpunimi me kolegët e stafit teknik, zëvendëstrajnren Paula Jaku dhe trajnerin e portjerëve Fabiol Rexhepi, si dhe presidentin Lazër Matija, elementin e që po afirmohet si garanci e së ardhme së Vllaznisë, e cila edhe për këtë sezon ka si objektiv fitimin e tillit 13-të kampionë .
(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit të Vllaznisë në futboll femra, Nikolin Leka, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU



