Monday, November 25, 2024

(Video) “UEFA Women Champions League”, Vllaznia e femrave në “top formë”, synon vendin e parë në grup

Lexo

Vllaznia në futboll për femra vazhdon përgatitjet për pjesëmarrjen në “UEFA Women Champions League”. Nën drejtimin e trajnerit Nikolin Leka dhe kolegut të tij, Fabiol Rexhepi, skuadra po stërvitet nga dy herë në ditë, paradite me ngarkesa fizike kryesisht në palestër me ushtrime aerobike si dhe program  atletik, ndërkohë që pasdite në në fushën e gjelbërt duke punuar me topin në aspektin teknik dhe taktik.

Ashtu si edhe në seancat e mëparshme, skuadrën vazhdon ta ndjekë prej së afërmi presidenti Lazër Matija, i cili pak ditë më parë realizoi katër blerjet e reja, dy amerikanet 23 vjeçare, portjerja Clure Megan dhe sulmuesja Patterson Tarah Lynn, malazezen 24 vjeçare, Maja Saranoviç, si dhe futbollisten e njohur kosovare Jehona Shala.

Blerje këto, që sipas vetë presidentit Matija do të pasohen edhe me futbolliste të tjera cilësore me qëllim përforcimin e skuadrës në prag të ndeshjeve europiane. Në prononcimin e dhënë për mediat, drejtuesit shfaqen të kënaqur me ecurinë e përgatitjeve të skuadrës duke konfirnuar një “top formë” për grupin e sportistëve që kanë në dispozicion.

Shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës për turin e parë të Ligës së Kampioneve të Europës në futboll për femra, e ka vendosur Vllazninë të luajë në grupin e dhjetë eleminator së bashku me me kundërshtaret e saj FK Breznica e Malit të Zi dhe Spartak Myjava e Sllovakisë, ndeshjet e së cilës zhvillohen në Malin e Zi.

(Video-Vllaznia e futbollit të femrave përgatitet për Europën)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img