Thursday, February 26, 2026

(Video) “Ulqini Open 2026”-Vllaznia shpërdoron avantazhin 4-2, barazohet në sekondin e fundit nga Balkan Eagles

Lexo

- Reklamë -spot_img

KF Vllaznia Futsal-Balkan Eagle 4-4

(Shënues: Semir Gokaj, Alsid Tafili, Ari Djepaxhia, Sajmir Hyseni)

Formacioni i Vllaznisë: Tafa, Tafili, Gokaj, Djepaxhia, Gjoklaj(U aktivizuan: Çardaku, Çokaj, Boshti, Ivziku, Hyseni). Trajner: Arben Xhaferi

KF Vllaznia Futsal-Balkan Eagle, ka qënë takimi i parë për skuadrën kuqeblu në Turneun Ndërkombëtar, “Ulqini Open” 2026, i cili ka nisur sot në pallatin e sportit “Marshall Tito” të Ulqinit”.

Një ndeshje, e cila nis mjaft mirë për ekipin e Vllaznisë, i cili i drejtuar nga trajneri Arben Xhaferi kalon i pari në avantazh me golin e shënuar nga Semir Gokaj. Nuk vonon, dhe është kapiteni Alsid Tafili, ai që me golin e tij dyfishon avantazhin në 2 me 0.

Ulqinakët e ekipit Balkan Eagle, ngushtojnë rezultatin në 2-1, por Vllaznia e thellon përsëri në plus 2 në sajë të golit të shënuar nga Ari Djepaxhia.

Pak para se të mbyllej pjesa e parë, Balkan Eagle, arrin të shënoj edhe një gol tjetër duke bërë që skuadrat të shkojnë në dhomat e zhveshjes për pushimin mes dy pjesëve me avantazhin e ngushtë të Vllaznisë 3-2.

Dhjetë minuta nga fillimi i pjesës së dytë, kuqeblutë gjejnë golin e qetësinë me Sajmir Hysenin, i cili e çon rezultatin në 4 me 2 për Vllazninë.

Avantazh ky që, nisur edhe nga loja e mirë e kuqebluve që vijojnë të komandojnë në fushën e lojës me raste të shumta shpërdorimi para portës kundërshtare, duket se jep garacinë e duhur për ta mbyllur me fitore këtë ndeshje. Por, minutat e fundit sjellin golin e tretë në portën kuqeblu duke e ngushtuar rezultatin në 4 me 3 për Vllazninë.

Fundi i krejt ndeshjes është me të vertetë dramatik për Vllazninë, pasi në momentin kur kronometri i pallatit të sportit “Marshall Tito” ku po luhej takimi shënonte vetëm 1 sekond nga fundit, një shpërqëndrim total i kuqebluve, përfshirë edhe pasigurinë e portierit të dytë, pasi titullari i portës Behari mungote për arsye familjare, bën që Balkan Eagle të shënoj golin e katërt duke vulosur barazimin e rezultatit në këtë ndeshje, 4-4.

Një barazim, që kurrësesi nuk duhej të ndodhte, pasi me plot kuptimin e fjalës duhet thënë se Vllaznia humbi dy pikë shumë të rëndësishme në sfidën e parë të Turneut Ndërkombëtar, “Ulqini Open” 2026, që ndoshta mund t’i kushtoj kuqebluve në realizimin e objektivit për të fituar trofeun.

Megjithatë, në kampin kuqeblu ka optimizëm, që në ndeshjet e ardhshme të grupit B, do të arrijnë të rikuperojnë pikët e humbura në ndeshjen e parë për t’u kualifikuar në fazën finale.

(Video) Pamje nga ndeshja KF Vllaznia Futsal-Balkan Eagle 4-4. Turneu Ndërkombëtar, “Ulqini Open” 2026, luajtur në pallatin e sportit “Marshall Tito” të Ulqinit.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img