Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ndau sot në Prishtinë çmimet vjetore për gazetarët. Aktiviteti në fjalë u zhvilluanë sallën e konferencave të Hotel Sëiss Diamond Prishtinë, ku mes të tjerëve i pranishëm edhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Dhjetra gazetarë, të ftuar dhe personalitete nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, morën pjesë në forumin me temë ” Roli i gazetarisë investigative kundër informalitetit” dhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore për gazetarët si dhe shpallen fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”- 2022, për gazetarët e ekonomisë.
Sivjet veprimtaria kryesore e UGSH për nderimin dhe vlerësimin e gazetarëve, shënon 14 vjetorin e vet.
Në këtë edicion të katëmbëdhjetë, u ndanë dy çmimet “Karriera”, “Reporteri i Vitit”, “Raportimi më i mirë i vitit”, “Ismet Bellova” për gazetarët sportivë dhe fituesit e konkursit vjetor, “Vangjush Gambeta”, të mundësuar nga partneri tradicional, JTI.
Sa i përket çmimit “Ismet Bellova” 2022 për gazetarët sportiv, atë e ka merituar gazetari nga Tirana me shumë përvojë, Bashkim Tufa. Një gazetar me një karrierë shumë të pasur sportive, ish kryeredaktor i gazetës Sporti Popullor, analist në emisionet sportive të Radiotelevizionit Shqiptar dhe i shumë mediave të tjera, dhe së fundmi edhe drejtor i portalit sportiv, “Sporti Im” në bashkëpunim me kolegun e tij Isuf Myrtaj.
Pas ceremonisë së shpërndarjes së çmimeve, gazetari sportiv Bashkim Tufa, dha një prononcim ekskluziv për portalin Veriu Sport të cilin mund ta ndiqni në kanalin tonë YouTube-Veriu Sport).
Gaspër MARKU
(Video) Gazetari sportiv, Bashkim Tufa flet pas fitimit të çmimit “Ismet Bellova” për gazetarët sportiv.(28 tetor 2028-Prishtinë)