Wednesday, April 24, 2024

Shkëlqen Enea Jorgji elbasanasi që vë drejtësi në Europë

Lexo

Nga Vladimir Mema

Gjyqtari elbasanas, ndërkombëtari Enea Jorgji, shkëlqen në arbitrimin e ndeshjes në Europa Ligë midis Ferencvarosh dhe Monako, e mbyllur me rezultatin e barabartë 1 me 1.

38 vjeçari, i cili prej disa vitesh mban stemën e FIFA-s, ka vënë drejtësi në ndeshjen e pestë në grupe të Ligës së Europës, duke merituar në fund edhe një notë pozitive. UEFA i pat besuar elbasanasit një ndeshje relativisht të vështirë, sepse bëhej fjalë për dy kryesueset e Gupit H, të cilat kanë synime për të avancuar sa më larg në këtë kompeticion.

Jorgji është detyruar të nxjerrë plot gjashtë herë kartonin e verdhë në këtë ndeshje, duke treguar autoritet tek ekipet në fushë. Ndihmësa të tij në këtë përballje ishin një treshe shqiptarësh, si Denis Rexha me Ridiger Çokaj asistentë dhe Florian Lata gjyqtar i katërt. Prej disa vitesh Enea Jorgji është gjyqtari më i mirë në futbollin shqiptar, por tani po merr vlerësimin maksimal edhe në arenën europiane, pasi bëhet fjalë për shumë ndeshje, të të gjitha niveleve, që ndërkombëtari nga Elbasani është thirrur për të vënë drejtësi edhe në përballjet në Europë.

Më herët, Jorgji ka arbitruar edhe yje të kalibrit botëror në nivel përfaqësuesh, siç janë ish kampionët e Europës dhe Botës, Spanja apo edhe Italia. Në dhjetor të vitit kaluar ai hyri në histori si arbitri i parë shqiptar që u bë pjesë e kategorisë së parë me një vendim të Komitetit të Arbitrave të UEFA-s.

Kjo i jep mundësi Enea Jorgjit të jetë arbitër në ndeshjet e UEFA Champions League deri në ndeshjet eliminatore para grupeve si dhe në ndeshjet e UEFA Europa League e UEFA Europa Conference League, duke përfshirë edhe ato në grupe, ndeshjet e ekipeve kombëtare A gjatë fazave eliminatore. Sakaq, më herët Komitetit Arbitrave të UEFA-s ka vendosur që arbitri shqiptar Enea Jorgji të jetë pjesë e projektit “Talent & Mentor 2022” të UEFA-s për arbitrat e nivelit të kategorisë së parë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img