Emocionet e supër sfidës, Universitatea-Vllaznia, takim që po luhet në Craiove po përjetohen prej së afermi nga një grup tifozësh shkodran që kanë udhetuar nga qyteti verior për të shijuar live këtë sfidë. Për të ndjekur ndeshjen live ka mbërritur në Craiove edhe kryebashkiaku shkodran,Bardh Spahia
Ndërkohë, emocione po aq te mëdha po përjetohen edhe në pedonalen e Shkodrës, aty ku Bashkia ka mundësuar ndjekjen e kësaj ndeshje në mënyre të organizuar në sheshin përpara godinës së saj.
0-0 ishte rezultati i kesaj ndeshje për 59-te minuta, ku kuqeblute vazhdonin të këmbëngulnin për të siguruar kualifikimin. Dhe, ne rast se do te ndodhte një gjë e tillë, imagjinoni se çfarë feste do të pushtonte Shkodrën. Megjithatë, shpresohet që në minutat e mbetura Vllaznia të mundësoje barazimin per ta çuar ndeshjen në shtesë.