Monday, September 16, 2024

(Video) Vllaznia B, fiton miqësoren me Vllazninë U21 6-0. Spikasin 3 golat e Delajt dhe nga 1 të Çobës, Maliqit, Tafilit

Lexo

Vllaznia B-Vllaznia U21,  6-0(Shënues: Antonio Delaj(3), Mehdi Çoba, Arval Maliqi, Ensar Tafili)

Vllaznia B: Jukaj, Brahimi, Pusi, Spahija, Podrimcaku, Shimaj, Maliqi, Tafili, Zaganjori, Delaj, Çoba. Trajner: Thomas Brdariç

Vllaznia U21: Lujkaj, Muhaj, Rroku, Gerbeti, Selmani, Zymeri, Çelepija, Hoxha, Kubazi, Ara, Halili. Trajner: Edmond Doçi

Gjyqtar: Ditmir Grimci  (Shkodër)

6 me 0 në favor të Vllaznisë B ka përfunduar miqësorja e luajtur pasditen e së mërkurës përballë ekipit të 21 vjeçarëve të Vllaznisë. Jo vetëm rezultati i thellë prej gjashtë golash, por në përgjithësi trajnerin Brdariç dhe kolegët e tij të stafit teknik, Sinani dhe Borshi e ka gëzuar niveli i lojës që kanë treguar futbollistët e stolit të skuadrës së parë.

Për t’u theksuar është forma shumë e mirë e treguar nga ana e sulmuesit Antonio Delaj, i cili në këtë miqësore të luajtur në fushën sportive të Golemit-Shkodër, tundi tre herë rrjetën e portës kundërshtare duke i dhënë një mesazh të drejtpërdrejt teknikut Brdariç për ta pasur në konsideratë për sezonin e ri futbollistik që starton këtë fundjavë dhe që Vllaznia, takimin e parë e luan në transfertë ndaj Partizanit të hënën e ardhshme të 19 gushtit 2024.

Por, jo vetëm Delaj, sepse të njëjtën gjë kanë bërë edhe treshja Mehdi Çoba, Arval Maliqi dhe Ensar Tafili, të cilët me golat e tyre individual fiksuan rezultatin e thellë 6 me 0 në favor të skuadrës së Vllaznisë B.

Megjithatë, krahas të tjerave, për stafin teknik e rëndësishme ishte testimi në këtë ndeshje i mbrojtësit të majtë të ardhur nga Kosova, Arton Podrimcaku. Një futbollist ky që sezonin e kaluar ka luajtur për Flamurtarin e Vlorës në kategorinë e parë, të cilit synohet që t’i besohet kraha i majtë i prapavijës kuqeblu.

Gjithashtu, në këtë ndeshje miqësore ishte planifikuar të luante edhe sulmuesi senegalez, Matar Dieye, të cilin KF Vllaznia e ka deklaruar të zyrtarizuar si pjesë e Vllaznisë, por, edhe pse ka dy ditë që është akomoduar në Shkodër, akoma nuk e ka bërë prezantimin e parë me kuqeblutë, jo vetëm në miqësore, po as në proçesin stërvitor.

Ashtu si edhe në miqësoren e një jave më parë të luajtur mes këtyre dy skuadrave, trajneri Brdariç kishte lënë pushim futbollistët e formacionit të parë, me të cilët ka zhvilluar në orët e paradites një seancë stërvitore më vete, ndërkohë që të enjten, në seancën e pasdites do të bashkohen dy grupet, A-ja dhe B-ja, për të vijuar përgatitjet asnti-Partizanin.

(Video) Pamjet e ndeshjes miqësore, Vllaznia B-Vllaznia U21(6-0) si dhe prononcimin e trajnerit të Vllaznisë, Thomas Brdariç dhënë pas ndeshjes miqësore me Vllazninë U-21 mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img