Saturday, July 27, 2024

(Video) Vllaznia-Beci, takim në “Loro Boriçi”. Kryebashkiaku, mbështetje skuadrës për suksesin e radhës ndaj Tiranës

Lexo

Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci ka qënë pranë ekipit të Vllaznisë një ditë para klasikes së futbollit shqiptar, Vllaznia – Tirana që do të luhet të shtunën në “Loro Boriçi”. Kryetari i bashkisë Benet Beci përgëzoi të gjithë lojtarët për rezultet e arritura deri tani ndërkohë që garantoi mbështetjen e vazhdueshme për futbollistët dhe ngjyrat kuqeblu të Vllaznisë

I pranishëm në takim ishte edhe Presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferi, i cili falenderoi kryebashkiakun për ndihmën që po jep për Vllazninë dhe vemendjen ndaj klubit.

Ndeshja Vllaznia – Tirana, do të luhet të shtunën në orën 17:00 ne stadiumin “Loro Boriçi”, një ndëshje derbi e Shqipërisë që pritet të kthehet në një ditë feste për Shkodrën dhe tifozet kuqeblu që do të mbushin shkallët e stadiumit në mbështetje të ekipit të zemrës. Bashkia Shkodër dhe KF Vllaznia kanë përgatitur edhe një koncert festiv përpara sfidës ndërkohë që janë premtuar edhe plot supriza të tjera për tifozët e pranishëm.

(Video) Takimi i kryetarit të Bashkisë Shkodër, Benet Beci, me ekipion e Vllaznisë përpara ndeshjes shumë të rëndësishme me Tiranën.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img