(Video) Vllaznia-Besëlidhja, një derbi verior elektrizues për dy tifozëritë përkatëse, që mbyllet me fitoren e lezhjanëve. Superliga Basket Meshkuj-Play Off

Vllaznia-Besëlidhja  74-92( 15-24, 22-19, 17-28, 20-21)

Ashtu siç pritej, derbi verior i Superligës së basketbollit shqiptar të meshkujve, Vllaznia-Besëlidhja, është zhvilluar nën shoqërinë e një atmosfere shumë entuziaste. Një atmosferë elektrizuese që përpos tifozërisë shkodrane, që vazhdojnë të mbeshtesin fuqishëm skuadrën e tyre, të pranishëm ishin edhe një grup i zgjeruar tifozësh nga Lezha, të cilët për hirë të së vertetes krenohen me skuadrën e tyre, e cila prej dy-tyre sezonesh është lidër i basketbollit shqiptar.

Ndeshja e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” për llogari të gjysmëfinales së dytë të fazës Play Off, nisi më mirë për Besëlidhjen që fiton periodën e parë 15-24, ndërkohë dhjetë minutëshi i dytë flet për kuqeblutë 22-19, por pjesa e parë mbyllet me avantazhin 37-43 për miqtë nga Lezha.

Vllaznia  e drejtuar nga trajneri Eni LLazani vazhdon të luajë edhe në pjesen e dyte, madje duke barazuar dhe marrë avantazhin me 1 pikë. Por, më rikthimin në fushën e lojës, kuqeblutë  luajnë më mirë dhe duke  ndërsa vijojnë të luajnë mirë edhe në periodën e katërt,

Por, vetëm kaq, sepse kualitetet e Besëlidhjes me në krye trajnerin shkodran që drejton lezhjanët, Afrim Bilali nuk e lejojnë Vllazninë të shkojë më tej dhe me koshat e njëpasnjëshëm, disa prej tyre edhe me vlerë tre pikëshe, fitojnë periodën e tretë 17-28, si dhe të katërtën 20-21, mbyllin të gjithë ndeshjen me fitoren e tyre 74-92.

Në prononcimin e pas ndeshjes, kraharas të tjerave, trajneri i Vllaznisë Eni Llazani ka rezerva për gjykimin e ndeshjes, ku sipas tij ndikoi në rezultatin e humbjes së kuqebluve.

Nga ana tjetër, trajneri i Besëlidhjes Afrim Bilali, deklaron se fitorja e skuadrës së tij ishte e merituar, ndërsa beson shumë se skuadra e tij shkon në finale dhe shpallet kampione.

Kjo ishte beteja e dytë e fazës Play Off, ku e para e luajtur në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit  është fituar nga lezhjanët me rezultatin 78-65. Ndeshja e ardhshme, e treta në duelin Play Off, Vllaznia-Besëlidhja, luhet të enjten në kryeqytet, ku nëse arrijnë të fitojnë lezhjanët, mbyllet gjithçka me fitoren e lezhjanëve 3-0 dhe kualifikohen në finale. Në rast të kundërt, nëse Vllaznia fiton në Tiranë, atëherë luhet një ndeshje e katërt përsëri në Shkodër.

(Video) Ndeshja e plotë Vllaznia-Besëlidhja basket meshkuj, pjesa e parë dhe e dytë, transmetuar nga Veriu Sport, me koment. Si dhe prononcimet pas ndeshjes të dy trajnerëve Eni Llazani(Vllaznia) dhe Afrim Bilali(Besëlidhja).

Gaspër MARKU

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu