Kuqeblutë e Vllaznisë luajnë sot fatin e vendit të dytë kur përballë kanë rivalin direkt Dinamo, skuadrën e cila mban 55 pikë në renditje, menjëherë pas Egnatias kryesuese me 58 piikë. Me një fitore të mundshe në përballjen e sotme që luhet në stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 15:30, kuqeblutë barazohen me pikë me Dinamon.
Pozitive për teknikun kuqeblu është kompletimi i grupit., duke pasë parasysh gatishmërinë edhe të serbit Milos Stojanoviç që mungoi në ndeshjen e fundit ndaj Bylis.
E vetmja mungesë, përpos portjerit Qarri që vazhdon të vuajë dëmtimin e disa javëve me radhë, mungesa e vtme është ajo e Bajramit, i cili u ndëshkua me karton të kuq kundër Bylis.
Në prononcimin e dhënë në pragndeshje, trajneri i kuqebluve Tomas Brdariç, e vlerëson përballjen me Dinamon si shumë të rëndësishme, ndërkohë që beson se skuadra e tij do t’ia dalë për të marrë rezultat pozitiv.
“E dimë sa e rëndësishme është ndeshja nesër, puna është të rregullojmë këtë problem që mund të kemi me rezultatet. Kryesorja që kishim 1 javë të plotë për t’u përgatitur me ndeshjen nesër. Të punojmë fort për opsionet që kemi dhe idetë, të tregojmë cilësitë e çdo lojtarë në maksimum. Një sfidë e madhe të kemi këto objektiva dhe duam ta marrim si shtysë. Duhet të mësojmë shpejt nga gabimet që mund të kemi bërë më përpara, nuk duam të humbim më shumë kohë apo gjejmë justifikim. Nesër është ndeshje e rëndësishme, për gjithsecilin e qartë, nesër duhet rezultat sa më i mirë dhe të sigurojmë matematikisht edhe Final Four. Puna ime bashkë me stafin është të mbështesim lojtarët, të japim opsione. Duhet t’i tregojmë secilit se duhet të na mbështesë, ka ardhur koha për kthim, është normale në futboll të ketë ulje dhe ngritje, por të gjithë jemi të vetdijshëm për situatën dhe ka ardhur koha për të ndryshuar. Bashkë me stafin punojmë që t’i marrim çdo lojtari më të mirën. Nesër duhet të implementojmë sa më mirë, po ashtu të kemi presing sa më të mirë ndaj atyre, si në ndeshjen e kaluar.
Kjo përballje, mund të jetë një ndër sfidat më të rëndësishme të sezonit për ne. Kemi luajtur kundër Dinamos më përpara, i dimë cilësitë, por fokusi është vetëm te puna jonë, luajmë në shtëpinë tonë, kemi tifozët. Kishim 1 javë për t’u përgatitur, kjo është diçka të kuptosh futbollin profesionist, çdo ndeshje sfidë e re, fillon nga fillimi. Duhet t’i tregojmë çdokujt që kemi mundësi të përballemi edhe me këto ekipe në këtë moment jo të mirë të ekipit. Kryesorja si trajner t’u japim lojtarëve besim, të kemi mbledhje dhe analiza të mira, ato që kemi mundësi. Me këtë ekip që kemi, nëse i kemi të gjithë të gatshëm, mund të fitojmë ndaj çdo kundërshtari. Fokusi është te lojtarët që kam. Për çdo gjë tjetër që mund të ndodhë, nuk e kemi shumë mendjen për momentin. Kemi ekip të fortë, mund të shkojmë për diçka speciale, duhet ta përdorim këtë mundësi.
Melosi mungon për shkak të kartonit të kuq. Duhet të kuptojmë, të mos marrim ashtu kartonësh në lojë, që mund të na ndërrojnë planet në mes të ndeshjes. Përsëri kemi mjaft lojtarë që mund të fitojnë ndeshjen. Lojtarët që janë të gatshëm janë të gjithë të motivuar dhe në fund të sigurojmë Final Four.
Kryesorja që të fitojmë ndeshje, dua të rris ekipin. Kemi pasur pak probleme me rezultatet, jemi të vetdijshëm, pror e dimë që mund të kthehemi. Kjo është ajo që duhet të jemi të fokusuar. Kjo është e qartë, kur të kemi çdo lojtar të gatshëm, mund të mundim çdo ekip dhe ky është objektivi ynë”, tha ndër të tjera para gazetarëve shkodranë, trajneri Tomas Brdariç.
(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit Tomas Brdariç në pragndeshjen Vllaznia-Dinamo, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.